Polonia do të shkojë në zgjedhje në fillim të Majit ndërsa autoritetet kanë urdhëruar që qytetarët mbi moshën 60 vjeç të vendosen në karantinë.
Këtyre të u është kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen me datë 10 Maj të votojnë me postë.
Kjo ka sjellë edhe kritika të shumta për konservatorët në pushtet për refuzimin e tyre për të shtyrë zgjedhjet presidenciale. Opozita polake ka kërkuar që zgjedhjet të shtyhen në vjeshtë, pasi masat kundër pandemisë e bëjnë të pamundur fushatën elektorale.
Megjithatë, një sondazh i zhvilluar së fundmi zbuloi se 72% e polakëve donin që zgjedhjet të shtyheshin.
Por, parlamenti i mbizotëruar nga PiS ndryshoi sot Kodin Zgjedhor, që opozita e denoncon si shkelje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës, çdo modifikim i Kodit Zgjedhor duhet kryer jo më vonë se gjashtë muaj para zgjedhjeve.
Polonia, me 38 milionë banorë, ka patur deri sot më shumë se 1 400 raste të kontaminimit nga koronavirusi i ri, përfshirë 16 vdekje.