01:28 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Polonia orientohet djathtas, euroskeptiku Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale

15:37 | 02/06/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Polonia orientohet djathtas, euroskeptiku Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale

Me të gjitha votat e numëruara, historiani i djathtë, kandidat i opozitës, siguroi 50.9 përqind të votave, ndërkohë që kryebashkiaku liberal i Varshavës, Rafal Trzaskowski, mori 49.1 përqind. Rezultati shënoi një kthesë befasuese krahasuar me parashikimet, ndërsa exit poll-i i fundit, menjëherë pas votimit, sugjeroi një fitore të Trzaskowskit me 50.3 përqind të votave. Trzaskowski shpalli fitoren pas publikimit të exit poll-it të parë, ndërsa rivali nacionalist paralajmëroi se rezultatet ishin të ngushta, e më vonë doli si fitues para turmës së mbështetësve.

“Të dashurit e mi, ne fituam. Ju pata thënë që në fillim të fushatës se gara do të ishte e ngushtë dhe që çdo votë do të vlente. Unë do të bashkoj, do të ndërtoj. Do të jem me të vërtetë presidenti i të gjithë polakëve,” tha Rafal Trzaskowski.

Naërocki, me gjasë, do të vijojë të përdorë autoritetin presidencial për të penguar programin pro-BE të kryeministrit Donald Tusk. Rezultatet pritet të rienergjizojnë mbështetësit e Nawrockit dhe të partisë konservatore “Ligj dhe Drejtësi”, e cila humbi pushtetin 18 muaj më parë, duke ripërtërirë shpresat se do të jenë në gjendje të mundin koalicionin e Tusk në zgjedhjet parlamentare të vitit 2027.

42-vjeçari mbështet vlerat tradicionale katolike dhe familjare dhe është përkrahës i fortë i sovranitetit polak brenda BE-së. Ai është pro mbështetjes ndaj Ukrainës, por nuk dëshiron që vendi t’i bashkohet më tej NATO-s dhe BE-së.

Roli i presidentit në Poloni është gjerësisht ceremonial, por ai ka të drejtë vetoje ndaj legjislacioneve të caktuara, ashtu siç ka ndodhur edhe me presidentin në detyrë, konservatorin Andrzej Duda.

Pas

Elbasan/ Gjashtë efektivë policie nisin gjyqin për korrupsion dhe shpërdorim detyre: Nuk vendosnin gjoba edhe pse konstatonin shkelje

Para

Mbi 700 persona besohet se kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese në Nigeri

Para
Mbi 700 persona besohet se kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese në Nigeri

Mbi 700 persona besohet se kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese në Nigeri

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.