Që kryeministri Edi Rama di ti zgjedhë mirë daljet e tij televizive këtë kemi kohë që e kemi kuptuar. Sa herë që i duhet që të rikthehet në qendër të vëmendjes së publikut si një showman ai di se ku të shkojë: Te Ermal Mamaqi apo te Arian Çani, pse jo dhe te Alban Dudushi.
Së fundi Rama pas shkarkimeve të gjysmës së ministrave dhe skandalit me Unazën e Madhe apo protestën e studentëve duket se i është drejtuar një emisioni me batuta dhe inskenime të Ermal Mamaqit.
Në një promo të publikuar në rrjetet sociale nga ana e moderatorit shihen disa sekuenca nga ajo që do të shfaqet gjatë showt të së shtunës.
Në shumë prej segmenteve Rama shihet në momente të ndryshme të ditës, në shtrat, në zyrë, në dush, ndërsa zëri i Ermal Mamaqit që i thotë ‘’Kur do flasim” jehon në veshët e tij.
Emisioni pritet që të transmetohet në datën 5 ndërsa vetëm dy ditë më pas studentët kanë paralajmëruar rikthimin e protestave të tyre masive, pasi nuk janë dakord me zgjidhjet që u janë ofruar nga qeveria Rama. Të tentojë kryeministri që tiu fitojë zemrat disave prej tyre. Me siguri!
(E.K/FAXWEB.AL)