16:50 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Populli namusqar braktisi nënën, dashnoren dhe përqafoi kriminelin, vrasësin”

09:00 | 13/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
“Populli namusqar braktisi nënën, dashnoren dhe përqafoi kriminelin, vrasësin”

Nga Agim Xhafka

DASHNORJA

Dje u varrosën dy trupa,një mashkull në Fier dhe një femër në Lushnjë. Të dy vrarë nga plumbat. Nxjerrë nga revolja e mashkullit drejt femres e drejt vetes. Krim pasioni, e quajti policia. Ashtu e besuan të gjithë. Dhe u provua se mashkulli ishte krimineli,dhe u varros si burri më i ndershëm e më i drejtë. Qindra vetë në varrimin e tij,plot lule mbi dheun e freskët.

Tek femra,viktima e vërtetë,u çapitën pas arkivolit vetëm nëna e babai i së ngratës. Askush tjetër se ajo i kishte turpëruar, ishte e martuar,kishte fëmijë e dashuronte një të martuar tjetër që ia hapi gropën. Populli namusqar braktisi vajzën,nënën,dashnoren dhe përqafoi kriminelin,vrasësin. Hynë tek shtëpia e tij,pinë cigare, ngushëlluan dhe bënë për një lekë atë putanën që ua mori më qafë djalin e fshatit.
Historia është rrënqethëse e tragjike.

E gjykuar mbi klishe vajza 29 vjeçe ,apo nëna e nje vajze ka një shkelje kodi moral. Ka tradhëtuar kurorën. Është lidhur me dikë,i cili e donte aq shumë sa dhe në prag të vrasjes i kishte bërë dhuratë si prag Valentini. Pra një lidhje jo për lekë,jo për interes,jo për favore. Dashuri mes dy njerëzve.

Kësaj i mungonte burri dhe atij mbase i mungonte pasioni,zjarri në shtëpinë e vet. Një shoqëri që hesht për mijra prostituta nëpër botë që i ka nga halli dhe varfëria,qe ze radhë në agjencitë e transfertave për të terhequr eurot e tyre ,befas bëhet puritan e sedërli e godet pas vdekjes një 29 vjeçare.
Ajo gocë e krijoi atë marrëdhënie sipas zemrës,pasionit,ngrohtësisë e dashurisë. Por u nxit dhe nga rrethanat kur plot femra shqiptare kanë burrat,të dashurit,meshkujt në vende të ndryshme të globit. Kanë pranë veç fotot e tyre.E çdo dalje nga vija nxitet nga nje rrethanë a nga një mungesë. Ndaj varrimi drithërues i një vajze si një qen rruge dhe keqardhja masive për vrasësin më sjell aktual,sot titullin e një romani afër 100 vjeçar ” Sikur të isha grua.”
Edhe pas një shekulli femra nuk gjen barazi. Dashuron ,vritet,është viktimë e shoqeria jonë vulgare dhe banale respekton vrasësin, ate që shkrepi plumbat mbi tëmthin e të ngratës. Nuk gjej fjalë për këtë ndodhi. Lutem që dheu të jetën i lehtë mbi trupin e asaj Zhuliete që fati ia solli të kishte nje Romeo vrasës…

Etiketa: agim xhafkaanalizeFierkrimi i dyfishte
Pas

“E vërteta e ‘gjyqeve’ për dashurinë e Bujar Lakos. Si e sulmoi ish-e dashura”

Para

I pasigurtë për qëndrimin te United, Ibrahimoviç: Dua të shënoj 100 gola

Para
Paraqitjet e mira të Ibrahimoviç, United pritet t’i rinovojë kontratën

I pasigurtë për qëndrimin te United, Ibrahimoviç: Dua të shënoj 100 gola

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapet me 5 kg kokainë të mbështjellë me foton e Al Pacino-s nga filmi “Scarface”, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

Partia Komuniste e Kinës kalon 100 milionë anëtarë për herë të parë, 1 në 14 persona janë pjesë e PKK

Zjarret masive në Turqi, mbi 50.000 mijë persona evakuohen nga banesat e tyre

Gjykata e Lartë në Britani rrëzon kërkesën për ndalimin e armëve për Izraelin

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

SHBA politikë të re për kufizimin e vizave për të sanksionuarit

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë

Tkurret popullsia në Kosovë, mbi 150 mijë banorë u larguan brenda pesë viteve

Protestat në Serbi kundër Vuçiç, Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos ndërhyni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.