22:21 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Populli nuk duron më, lereni të vendos vetë”, Nikoll Lesi: Ose rrëzoni Ramën ose ikni në shtëpi

22:37 | 22/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Basha e shiti çadrën, nga ky pakt ka fituar Rama”, Nikollë Lesi komenton marrëveshjen

Nikoll Lesi drejtues i gazetës “Koha Jonë” ka publikuar sot një shkrim të fortë, duke kërkuar kështu largimin e Edi Ramës.

Ai shprehet se partitë opozitare duhet të lënë popullin e lirë të vendos me vullnetin e tij largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij tani populli nuk duron dhe nuk pret më.

Postimi i plotë i Nikoll Lesit:

Deri tani Opozita, PD dhe LSI si dhe partitë e tjera realisht opozitare, kanë treguar durim duke e përmbajtur popullin me shumë kujdes që të mos djegë kryeministrinë dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Natyrisht ka patur raste episodike përplasjesh mes policisë dhe radhëve të para të popullit të acaruar ndaj kryeministrit, por nuk ka qenë strategji e lidershipit opozitar.

Deri më tani me sa duket Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë menduar se numri jashtëzakonisht i madh i njerëzve në shesh ka qenë një mesazh i qartë për kryeministrin, por edhe për ndërkombëtarët.

Kryeministri nuk don t’ia dijë, por sajon “opozitë të re” duke keqpërdorur emrin e familjes Hajdari me një vajzë me emrin Rudina si dhe ka ndërmend të shkojë në zgjedhje me 30 qershor. Ndërkombëtarët akoma janë në “drekat” me qeverinë dhe nuk duan të prishin oreksin e filluar që nga koha e Sajmir Tahirit, kur kabanisi bënte namin në Shqipëri, por ata thonin se “gjithçka ecën mirë”! Nuk mund të themi se gjithë kancelaritë e huaja janë nën këtë efekt kanabisi, pasi Italia dhe Gjermania me ambasadorët e tyre kanë reaguar duke kërkuar kryeministrit të bëjë hapa pas, sepse po rrezikohet stabiliteti si dhe investimet e tyre në Shqipëri.

Tani Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur me 11 maj protestën e radhës kundër kryeministrit Rama.

Populli deri tani i është përgjigjur nentë protestave madhështore, por ai është stopuar nga lidershipi opozitar që të mos e merrte vetë fatin e qeverisë në duar, duke e nisur në udhëtim pa kthim Edi Ramën.

Tani populli nuk duron dhe nuk pret më!

Me 11 maj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duhet të lenë popullin të vendosë përfundimisht duke e larguar me çdo çmim kryeministrin si dhe për të vendosur një qeveri tranzitore për zgjedhje korrrekte që nënkupton çdo lloji demonstrate si dhe duke rrethuar ditë-natë kryeministrinë (pa ndalesë) ose lidershipi  opozitar të ikë në shtëpi.

Fatmir Mediu ishte më i qartë se kushdo sot, ai bëri thirrje për Revolucion dhe kalim nga protestat paqësore në protesta radikale. Edhe Berisha ka bërë thirrje për rrëzim të Ramës edhe sikur të plasi lufta kundër kryeministrit.

Etiketa: Nikoll LesiNikoll Lesi jep deklaraten e forte
Pas

“A do të futet LSI në zgjedhje?”, gazetari bën deklaratën e fortë. Ja reagimi i ish-presidentit Nishani

Para

Lumi Drin i ndotur, peshqit e ngordhur dalin në sipërfaqe të ujit (FOTO)

Para
Lumi Drin i ndotur, peshqit e ngordhur dalin në sipërfaqe të ujit (FOTO)

Lumi Drin i ndotur, peshqit e ngordhur dalin në sipërfaqe të ujit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosovë/ Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.