22:22 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Pordh-halet që po ndotin publikun me lajme fiktive

10:48 | 02/02/2017
në Te Gjitha
0
Pordh-halet që po ndotin publikun me lajme fiktive

Nga Denis Dyrnjaja*

10 vitet e fundit kanë qenë një vrull i madh teknologjik dhe kjo është shoqëruar edhe me risi informative sikurse ishin rrjetet sociale (Facebook, Twitter etj), por edhe portalet informative. Këto të fundit zunë menjëherë vend dhe fituan vrullshëm garën informative me televizionet e lodhura profesionalisht, për të informuar publikun, siç dhe duket u panë si shpresë dhe mënyra e së ardhmes për informim. Por çfarë po ndodh?! 

Duke qenë edhe një mundësi për përfitime nga klikimet e lajmeve, fotove e videove, portalet informative po shndërrohen në misionin e portaleve spekulative. Dhe kjo po ndodh për shkak se tanimë shumëkush po mendon që siç ka një aparat celular, të ketë edhe një portal informativ. Vini re. Për shkak se portal po bën çdo lloj sorollopi gazetarie, por jo vetëm, po ndodh fenomeni domino.

Hedh njëri një lajm pa burim e të pa vërtetuar në burim dhe “kërpudhat informative” ua transmetojnë njëra tjetrës dhe dikush që mund të goditet në atë lajm, papritur e gjen veten jo vetëm objekt të një lajmi spekulativ, por edhe pre e qindra mijëra mesazheve që e kryqëzojnë për diçka që as nuk e ka bërë dhe as nuk e ka thënë, por e ka peshqesh nga portalet e shndërruar kështu në pordh-hale që në vend se duhej ta kthjellonin të vërtetën, e ndotin atë.

Po sjell në vëmendje dy raste të fundit: lajmi që qarkulloi sikur Ben Blushi kishte deklaruar emrat e dy ministrave që kishin fjetur me dashnore në hotelin e Klement Balilit “Santa Quaranta”, në Saranda apo një foto e artistit dhe aktorit Robert Ndrenika në një spital. Në të dy rastet minimumi i mundshëm është cenimi i dinjitetit të personave objekt të shkrimeve jashtë kontestit, pa folur për pavërtetësinë e tyre.

As Blushi nuk kishte bërë një deklaratë për ministrat dhe dashnoret e tyre dhe as Ndrenika nuk ishte në spital, por në të dy rastet lajmet bënë xhiron në pordh-halet e famshme. Përpjekja për përgënjeshtrim ishte e kotë, Blushi e provoi, por nuk ja doli dhe tashmë lajmi për ministra me dashnore vijon të qarkullojë si epidemi, ndërsa në rastin e dytë, Ndrenika as se ka ndërmarrë mundimin dhe as nuk e ka mundësinë të merret me përgënjeshtrimin e pordh-haleve që me fekal-lajmet që prodhojnë po ndotin një opinion të tërë, por duke korruptuar edhe njëri tjetrin.

Ajo çka është më e rëndë e më keq po komprometojnë rëndë një mundësi të artë informimi për publikun, duke thyer dhe cënuar rëndë besueshmërinë dhe korrektësinë. Të gjithë kanë emrat të ndryshëm, shpesh tërheqës dhe impresionues, por misionin e kanë të njëjtë, sigurisht nuk kam parasysh informimin, por për dezinformimin e publikut përmes spekulimit të tyre për ca like më shumë. Fatkeqësi për ato pak portale korrekte që iu duhet të përlyhen nga pordh-halet ndotës, por fatkeqësia më e madhe shkon për publikun që bie pre e mjeranëve të gazetarisë që më përngjajnë me ata që shisnin dikur pasaporta falso, për të fituar lekë, këta shesin lajme falso.

Etiketa: denis dyrnjaja
Pas

Debutim me Vllazninë, Elis Bakaj e nis me këmbën e mbarë për fitoren po edhe për përleshjet në fushë

Para

Njëri prej tyre tentoi vetëvrasjen, punëtorët në Fier ende pa rroga: Kryeministri thotë s’ka të pasiguruar, ne për 20 muaj në të zezë

Para
Njëri prej tyre tentoi vetëvrasjen, punëtorët në Fier ende pa rroga: Kryeministri thotë s’ka të pasiguruar, ne për 20 muaj në të zezë

Njëri prej tyre tentoi vetëvrasjen, punëtorët në Fier ende pa rroga: Kryeministri thotë s’ka të pasiguruar, ne për 20 muaj në të zezë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.