Dy ditë para protestës së 18 shkurtit kryetari Lulzim Basha ka dhënë porositë e fundit për të rinjtë e FRPD-së.
Në mbledhjen Këshillit Kombëtar të FRPD, Basha u shpreh i sigurit se do jenë të rinjtë ata që do prijnë protestën.
“Ne jemi gati t’i prijmë kësaj lëvizje pa kthim, kundër mashtrimit, kundër papunësisë, kundër padrejtësisë siç ndodhi me ligjin e arsimit të lartë, kundër varfërisë, kundër inkriminimit të pushtetit dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Rinia e fitoi 26 vite më parë, PD nuk do të lejojë që të dhunohet sot”, u shpreh ai. (J.V/Shuplaka)