Gazetari Artan Hoxha ka treguar se është telefonuar nga burgu disa vite më parë me Dritan Rexhepin, i akuzuar se është përfshirë në pengamrrjen dhe vrasjen e Jak Prengës si porositësi saj.
Hoxha tha në “Opinion” se kur kishte bërë një shkrim disa vite më parë për Dritan Rexhepin, pas 10 orësh ai i kishte gjetur numrin dhe e kishte marrë në telefon nga burgu i Ekuadorit.
Ndërkohë gazetari vijon më tej duke treguar se ia kishtembyllur menjëherë telefonin.
“Ke bërë një shkrim në gazetë për mua më tha. I thash nuk shkruaj më gazetë prej vitesh. Kishte gjet numrin tim. Isha në Vlorë dhe kam fikur menjëherë telefonin. Për 10 orë më gjeti nga burgu”, tha Hoxha.
Dyshohet se Rexhepi nga burgu ekuadorian, në bashkëpunim me M. Bajri, Gentian Doçin dhe K. G., porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, 49 vjeç, baba i pesë fëmijëve. Prej më shumë se një dekade Dritan Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve, por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t’u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.
Astrit Prenga, vëllai i Jak Prengës, nuk kishte dorëzuar një ngarkesë prej rreth 300 kg lëndë narkotike kokainë te grupi kriminal i Dritan Rexhepit në Britaninë e Madhe.
Për rrjedhojë dyshohet se banda urdhëroi marrjen peng të 49-vjeçarit për t’i bërë shantazh vëllait të tij, Por për shkak të dhunës së ushtruar, babai i pesë fëmijëve ka ndërruar jetë përpara se të dërgohej në vendin ku do të mbahej peng, në resortin e familjes Hajri në Shijak (Lexo këtu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)