09:39 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Porta a porta” vendos përballë Ramën dhe Bashën, kryeministrit i vjen në ndihmë dhe Igli Tare

07:59 | 06/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Porta a porta” vendos përballë Ramën dhe Bashën, kryeministrit i vjen në ndihmë dhe Igli Tare

Kriza politike në vend duket se ka kaluar Adriatikun dhe është bërë temë diskutimi dhe në Itali, ku mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha u përplasën në emisionin “Porta a Porta” në Rai Uno.

Gjatë kohës që Rama ishte në studio, gazetari Bruno Vespa trasmetoi një intervistë të Lulzim Bashës, i cili renditi dy problemet kryesore që ka Shqipëria sot, që ishin demokracia dhe niveli i kriminalitetit.

“Vitin e kaluar Shqipëria ka patur me trafikun e drogës, dhe me milionet e drogës u blenë, votat, policia, media etj.  Dy muaj më parë mediat ndërkombëtare kanë  publikuar disa përgjime të prokurorisë për zyrtarë të lartë të PS-së, ku vërtëtohet se ka patur kontakte me bosët e drogës për të blerë votat, për të indimiduar opozitën në zgjedhjet e shkuara.

Për 4 vjet qeveria ka patur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili tani është nën akuzë zyrtarisht pë trafik ndërkombëtar droge. Këto akuza u ngritën nga prokurorët antimafia e Katanias. Pasardhësi i e tij, Fatmir Xhafaj, drejtësia italiane ka dënuar vëllain e tij me 7 vjet burg si anëtar i një organizate ndërkombëtare drogre “, tha Basha në emision.

Por në kundërpërgjigje Edi Rama tha se për çështjen e kanabisit, raportet më të besueshme janë ato të Guardia Di Finanza, që sipas tij tregojnë luftën reale që është bërë me drogën. Më tej kryeministri e ka quajtur Bashën si “mikun e tij“ me të cilin bëri marrëveshjen 18 majit.

“Dy gjëra bëmë në marrëveshjen me mikun tim lider të opozitës. Kush fiton qeveris dhe kush humbet do bëj opozitë. Ndërkohë që pika e dytë ishte nuk fltet keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi dhe zëvëndësimin e mandateve dhe kërkesën e opozitës për largimin e tij. Ai e krahasoi situatën me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon. Rama këmbënguli që protestat nuk janë të popullit, po të një numri të caktuar politikanësh në vendin tonë.

“Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Kristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zevëndësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, tha Rama.

Në ndihmë të Ramës në studio ishte dhe drejtori sportiv i Lazios Igli Tare, i cili u shpreh se protestat e dhunshme nuk janë imazhi që i shërben vendit.


(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: porta a portarama basha
Pas

”Me PD-në më afroi Sokol Olldashi”, Lefter Maliqi akuzon Bashën: Ngela në çadër…

Para

Mjekëve dhe infermierëve ”iu shtrëngohet laku”, iu ndalohet me ligj dypunësimi

Para
Policia refuzon kërkesën për protestë të infermierëve: Përbën rrezik për sigurinë publike

Mjekëve dhe infermierëve ''iu shtrëngohet laku'', iu ndalohet me ligj dypunësimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anija më e madhe e luftës në Korenë e Veriut kthehet në det, Kim Jong Un paralajmëron armiqtë

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

Irani përgatit hakmarrjen pas sulmeve, SHBA apel qytetarëve në Izrael: Tregoni kujdes për sigurinë tuaj

Arrestohet 23-vjeçarja që bashkëpunoi në dy vjedhje me dhunë, në kërkim bashkëpunëtori(EMRAT)

Vijon edhe sot në Kosovë seanca për rastin “Banjska”, zbardhen dëshmitë e policëve

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

Izraeli godet “zemrën” e programit bërthamor iranian! Vriten dy shkencëtarë të lartë në Teheran

Spanjë/ Kryeministri spanjoll kërkon ndjesë për skandalin e korrupsionit, opozita i kërkon dorëheqjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.