Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të mbërritur në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm!
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha ka publikuar një postim të një infermiereje, e cila akuzon drejtorin e Spitalit të Korçës, Ardit Konomi dhe Drejtorin e Shëndetit Publik Mikel Ligori, pasi sipas saj ndërhyjnë në portalin e punësimit kundrejt parave.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Portalet si kurthe mashtrimi!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z.Sali Berisha
Dua te bej nje denoncim dhe ju lutem publikojeni!Po behen afro tre here qe do konkuroj ne portali i indermjereve per tu punesuar ne Korce!Jam nje student me mesatare rreth 7 dhe gjithmone dal nga fundi.A thua si Z.Berisha?Po ja ta shpjegoj une:
Qe te dalesh ne fillim te listes dhe me shume pike duhet te jesh se pari me PS,se dyti duhet te vesh te takosh drejtorin e Spitalit Ardit Konomi ti vertetosh qe je me PS qe te telefonoje ne Ministri te te rritin piket ne dosje,
Se treti duhet te kalosh nga Drejtori i Shendetit Publik Mikel Ligori ti tregosh qe je me Ps po dhe po dhe nje 500 E kalon direkt ne te parat.E pastaj vijne ata te Portalit dhe na vendosin sipas rradhes!Ky eshte portali i ndrikull Ogertes!Zoti Berisha jemi bere te ikim naten jo diten nga ky vend!
Anonim ju lutem
(B.B/ Faxweb.al)