Ende vazhdon numërimi i deputetëve nën kërcënimin e qeverisë teknike, apo një qeverie të dalë nga një maxhorancë tjetër. Pas humbjes së një deputeti në Lezhë, PS-ja ka humbur edhe Paulin Stërkajn në Shkodër.
Ikja e deputetit të rëndësishëm të Malësisë së Madhe, është dekonspiruar nga marrja e urdhërit “Mjeshtër i Madh” prej Presidentit Nishani. Më shumë se vlerësim për të shkuarën e tij si mundës, dekorata vlerëson kërcimin e fundit të Stërkajt, nga PS tek PD.
Çarja ka filluar pas zgjedhjeve lokale. Pas ikjes së Tom doshit, Stërkaj mbeti drejtuesi i fushatës në Shkodër, ku PS-ja pretendonte të fitonte me Keti Bazhdarin. Por nuk ndodhi kështu. Fitoi PD me rezultat të thellë.
PS akuzoi Sterkajn se i ndau rezultatet në tavolinë, me PD dhe LSI duke shitur Shkodrën për Malësinë e Madhe. Madje edhe kandidati i PD në Malësinë e Madhe bëri një deklaratë të fortë kundër partisë së tij para zgjedhjeve.
Që atëherë, Sterkaj ka humbur të gjitha fuqitë në Shkodër, nuk ka patur më ndihmë nga qeveria, madje është goditur prej saj. Kryeministri jo vetëm që nuk e ka marrë me vete në asnjë prej vizitave në Shkodër, por la refuzuar të shkojë në Bashkinë e Malësisë së.Madhe. Ndarja është bërë fakt tashmë. Sterkaj ka kaluar për herë të dytë me PD-në, siç bëri në 2007 pasi votoi për Bamir Topin. Kjo hap 2 probleme për Ramën: i pari lidhet me ekuilibrin e maxhorancës sot, kur një largim i LSI mund ta lërë qeverinë pa maxhorancë dhe me punën në zgjedhje nesër, ku Stërkaj ka influencë të madhe në një zonë socialiste si Malësia e Madhe./SHUPLAKA
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1459″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]