Sot është protesta e 5 kombëtare e opozitës, e cila pritet të vijojë rreth orës 18:30.
Në kuadër të kësaj ka reaguar në Twitter, deputetja e ‘opozitës së re’ Rudina Hajdari.
Nëpërmjet mesazhit të saj Hajdari ka nxitur protestuesit të shmangnin dhunën vllazërore dhe i ka uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit.
Ndërkohë që është shprehur se kundërshtarët politik nuk janë armiqtë tanë, ajo ka rikonfirmuar dhe një herë se sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët, si protestuesit por dhe partinë në pushtet.
Postim i plotë:
Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës & duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët.
Discussion about this post