Nëpërmjet Portit të Durrësit gjatë muajit dhjetor 2024 kanë hyrë 42 726 udhëtarë dhe kanë dalë 15 976.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se situata gjatë muajit të fundit të vitit 2024 u mirëmenaxhua, duke bërë që periudha e fluksit të mos regjistronte problematika apo vonesa.
Sipas APD-së, në total janë 58 702 pasagjerë që kanë zgjedhur transportin detar përgjatë muajit dhjetor 2024.
APD shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit operativë, veçanërisht për efektivët e Forcës së Sigurisë Portuale Durrësit për përkushtimin dhe vigjilencën e treguar përgjatë kësaj periudhe.