Pas ndeshjes më Kroacinë e cila i kushtoi tre gola Argjentinës, skuadra nuk ka qenë aspak e qetë, sidomos portieri Willy Caballero.
Në rrjetin e tij social “Instagram” ai ka postuar një status rreth asaj dite.
“Ajo ditë ishte fatkeqësi, quajeni si të doni. I pranoj të gjitha se fundja, gabime ndodhin. Ama tifozët kanë treguar mungesë respekti karshi meje. Kam marrë shumë mesazhe fyese dhe kërcënime për jetën time e të familjes sime”, – ka shkruar portieri
Edhe pse herën e fundit Argjentina fitoi, përsëri Willy Caballero nuk ndihet aspak i qetë.
(E.T/Faxweb.al)
Discussion about this post