Serbët e ruajnë ende mllefin për humbjen ndaj Zvicrës. Më shumë sesa për humbjen, debati i madh ka qenë për festimin me shqiponjë pas golave të Xhakës dhe Shaqirit, që simbolizojnë flamurin shqiptar.
Portieri i Serbisë, në fund të ndeshjes me Brazilin, ku ata janë eleminuar, ka përshëndetur tifozët e tij me gjestin e 3 gishtave.
Një simbol naciolanist serb ky, që përfaqëson kundërshtinë ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe sllovenëve. Ky simbol është përdorur nga forcat paramilitare serbe në luftë. Po tani FIFA a duhet të vendosi gjobë?