13:14 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Portieri i Skëndërbeut Shehi: Pas humbjes me Partizanin, jemi duke luajtur me shumë grintë

13:35 | 02/05/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Portieri i Skëndërbeut Shehi: Pas humbjes me Partizanin, jemi duke luajtur me shumë grintë

Pas fitores së katërt radhazi në kampionat, Skënderbeu vijon të mbetet i ngjitur pas dy kryesuesve të kampionatit, Partizanit dhe Kukësit me 3 pikë diferencë. Sipas kapitenit bardhekuq, portierit Orges Shehi, në këto momente Skënderbeu duhet të shohë vetëm ndeshjet që ka përpara pa bërë asnjë llogari. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i ekipit kampion në fuqi flet qartë për objektivin sezonal:

FITORJA E FUNDIT

“Në një moment të tillë çdo ndeshje ka rëndësi dhe çdo tri pikësh është jetik. Me këtë të fundit, ne i japim mundësi vetes të jemi në rrugë për të përmbushur objektivat”.

PARTIZANI-KUKËSI

“Është një përballje mes vendit të parë dhe të dytë, ku natyrisht që do të jetë një ndeshje e fortë, por nuk jam i mendimit se ky takim do të ketë ndikim te Skënderbeu për titullin. Ne duhet të bëjmë kampionatin tonë dhe më pas të mendojmë se si dalin rivalët tanë për titull. Asgjë nuk ka rëndësi nëse Skënderbeu nuk fiton ndeshjet e veta. Natyrisht që jemi të interesuar të ndalen kundërshtarët tanë, por sigurisht që asgjë nuk ka vlerë nëse nuk fitojmë ndaj Vllaznisë”.

“TOLERIMI” I LUFTËTARIT

“Është e paimagjinueshme që unë të merrem me të tilla akuza apo fjalë kafenesh. Nuk dua të komentoj asgjë për sa u përket atyre. Të gjithë e panë ndeshjen dhe ne e fituam me meritë maksimale atë takim. Për më tepër duhet të theksoj se në katër takime, Luftëtari nuk na ka shënuar asnjë gol. Ne do të bëjmë punën tonë dhe do të ndjekim deri në fund objektivin titull që na ka vendosur klubi”.

VLLAZNIA

“Do të jetë një ndeshje e fortë edhe për vetë faktin se Vllaznia është një ekip cilësor dhe i disiplinuar në fushë. Për më tepër, të vështirë e bën fakti që Vllaznia është në garë për një vend në Europë. Statistikat pro? Unë e përsëris që është një ndeshje mjaft e fortë dhe nëse nuk jemi të përqendruar dhe s’e respektojmë kundërshtarin, do të na kthehet në një bumerang”.

SKËNDERBEU IDEAL

“Skënderbeu, sidomos pas ndeshjes me Partizanin, ka bërë atë hapin cilësor dhe po luan me shumë grintë, forcë dhe besim te fitorja dhe tek objektivi final. Nuk dua të ndaj meritat, pasi fitojmë të gjithë si grup dhe humbasim të gjithë si grup. Pa dyshim që Daja po bën një punë të mirë me Skënderbeun”.

 

Etiketa: shehiskenderbeusport
Pas

Kriza politike, Sejko shpreh shqetësimin: Çdo tejzgjatje do ndikonte në ekonomi

Para

Iu hodh makina në erë, zbulohet konflikti i gruas së divorcuar, ja me kë kishte probleme

Para
Iu hodh makina në erë, çfarë tha pronarja e “Smartit” që iu vu tritoli te Prokuroria e Përgjithshme (FOTO)

Iu hodh makina në erë, zbulohet konflikti i gruas së divorcuar, ja me kë kishte probleme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Një adoleshent palestinez vdes nga uria në Gaza për shkak të kufizimeve izraelite të ndihmave

Gaza, 22 të vrarë në sulmet e fundit izraelite, 12 duke pritur ndihmë humanitare

Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

Aksioni për lirimin e trotuareve në Tiranë, Rama: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat nën to do të zhbëhen

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.