Porto Rico ka mbetur në errësirë të martën, në prag të Vitit të Ri.
Ndalja e rrymës, e cila ka prekur pothuajse të gjithë ishullin, po hetohet, shkruan Reuters.
Sipas informacioneve të para, arsyeja është një kabllo nëntokësore e dëmtuar, njofton “Luma Energy”, kompania kryesore që shpërndan energji elektrike në ishull.
Kompania ka deklaruar se rikthimi i plotë i energjisë pritet të zgjasë mes 24 dhe 48 orëve.