Arkimed Lushaj, i cili njihet nga të gjithë si “Stresi”, është i njohur për temperamentin e tij shpërthyes, apo dhe këngët e tij tejet provokative. Pas vetes së tij ka shumë fansa por Stresi është edhe një ndjekës shumë i rregullt edhe i politikës. Shpeshherë ai ka treguar mbështetjen për Partinë Demokratike.
“Unë jam me 6, ju e dini. Koalicioni që dua unë do të ishte PD-LSI…. Poshtë partia socialiste, poshtë komunistat”, shkruan Stresi.
Stresi ndryshe nga postimet e tjera në rrjetin social instagram, ka zgjedhur të deklaroj hapur desitnacionin e votë së tij më 25 qershor. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post