Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër myftiun e Tiranës Ylli Gurra, pasi sipas tij është vegël e Taulant Ballës dhe Edmond Begos.
Berisha e ka bërë këtë reagim të fortë pas tërheqjes së Skënder Bruçajt nga gara për kreun e KMSH-së, e cila do të zhvillohet sot.
Pavarësisht se Bruçaj tha se tërheqja e tij ishte për arsye familjare, dihet botërisht se ai nuk është i preferuari i presidentit turk Erdogan, pasi shihet si mbështetës i rrymës së gylenistëve në Tiranë.
Reagimi i Berishës:
Fiton Imami i narkoshtetit!
Hei xhemat!
Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj.
Per analogji
Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega!
Rrofte kryeimami i narkoshtetit!
Gezuar, gezuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tone! sb
Ndërkohë në garë për kreun e KMSH-së mbesin:
Islam Hoxha, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH
Bujar Spahiu, Nënkryetar i KMSH,
Ylli Gurra, Myfti I Tiranes,
Gramos Blliku, Myfti i Lushnjës,
Gezim Abdishahi, inspektor i xhamive
Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin.
Discussion about this post