Ai nuk është i vetmi, si ai ka plot. Por qytetarët e Tiranës e shohin pothuajse çdo ditë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. E njohin sepse nuk pushon me orë të tëra. Të gjithën e ka me politikën, shan, bërtet me gjithë shpirt. Është një hallexhi, i moshuar që kërkon herë pas here edhe ndonjë qindarkë dhe kush të mundet i jep. Më së miri e përshkruan edhe Ylli Dylgjeri, ku thekson se ai tashmë shan me dy turne, edhe LSI-në dhe PS-në.
“Po na shajnë me dy turne! Poshtë Qeveria, O hajdutë, etj, etj.
Kështu më thërret në dritare ky njeri i mjerë, në foton e botuar më poshtë.Thërret e nuk pushon me orë të tëra. I këputur ekonomikisht, del çdo mëngjez në trotuarin e kryqezimi të Ministrisë se Ekonomisë me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Thërret e shan pa fund politikën. Dikush i hedh një qindarke, e një tjetër diçka nga torba e pazarit. Here pas here i hedh dhe unë ndonjë lek. Më shumë për ta larguar nga dritarja pranë zyrës. Por është e kotë…E shoh se vetem me të sharrë e nxjerr të keqen, e njëherësh mban edhe frymën gjallë.
Por…nuk durohet çdo ditë një zë në dritare që thërret: Poshtë Ky, e poshtë Ai! Nuk mund të punohet. Ndaj duhet larguar ose…në pamundësi tjeter duhet të iki unë. Një ditë, para 6 muajve, dola jashtë zyre dhe i fola me zë të larte:
Largohu! Mos të dëgjoj më të zesh me gojë Qeverinë! Atë ditë iku me kokën ulur. Por kur u kthye të nesërmen ndodhi e papritura. Kishte ndruar skenarin. Deri në orën 16.30 shau mbarë e prapë PS-në, e sapo u largova unë nga zyra, vazhdoi të shante LSI-në. Shan e lyp me dy turne, duke i ndruar personazhet e politikës – thash me vete. Facebook nuk ka. Do shfryjë diku.
Kësaj pune i ka pare hajrin. Edhe te ardhurat siç duket janë më të mëdha.
Po na shajnë me dy turne..! Dhimbje.”, shkruan Ylli Dylgjeri. (J.V/Shuplaka)