Kopertina e këtij muaji e revistës ‘The Economist’ i kushtohet kryengritjes së kompanisë mercenare Wagner dhe goditjes së prestigjit të presidentit rus, Vladimir Putin .
Vladimir Putin looks like a blundering thug in the hollowed-out gangland to which he has reduced Russia. The Wagner Group mutiny has exposed his growing weakness https://t.co/PEg9J0bpCl pic.twitter.com/NMsHv0VgMC
— The Economist (@TheEconomist) June 29, 2023
“Poshtërimi i Vladimir Putinit”, titullohet reportazhi i revistës që pret një foto bardh e zi të presidentit rus plot të çara.
“Vladimir Putin duket si një bandit i ngathët në bandën e zbrazët në të cilën e ka kthyer Rusinë. Rebelimi i Wagner ka ekspozuar dobësinë e tij në rritje”, komenton Economist në postimin e tij në Twitter.
Megjithatë, ai shpjegon se nuk duhet ta shlyejmë ende presidentin rus.