Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që palët politike të gjejnë një konsesus për të kaluar siutatën e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Gjatë një interviste, Meta ka kërkuar nga qeveria që të marrë përsipër mbulimin e dëmeve për familjet e dëmtuara, ndërsa theksoi se duhet të bëhet sa më shpejt vlerësimi i dëmeve që edhe rimëkëmbja të bëhet sa më parë.
“Rimëkëmbja pas tërmetit do të jetë e kushtueshme. Duhet plan për rimëkëmbjen ekonimike dhe konsensus i gjerë politik. Rivlerësimi varet nga vlerësimi sa më i shpejtë i dëmeve. Rimëkëmbja do të kërkojë burime për të financuar. Financimi i nevojave duhet të vijë nga qeveria. Rritja ekonomike është ngadalësuar për vitin 2019”, ka deklaruar midis të tjerash Ilir Meta për “Panorama”.
(M. I./ Faxweb.al)