Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtu një takim me gazetarë të mediave të ndryshme.
Takimi është mbajtur për protestën e djeshme të opozitës, problematikat e saj dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve. Ndër të tjera kryeministri ka treguar për gazetarët 3 arsye pse nuk do të jap dorëheqjen, edhe pse vendi është në një valë të tillë protestash.
Duke përmendur kështu kontratën e cila e ka mandatuar Ramën si kryeministër, ai nuk harroi ta krahasonte më një skuadër e cila luan me potra të vogla në oborrin e Kinostudios.
“Sepse kryeministri si institucion nuk është kapiteni i një skuadre me porta të vogla, që ndeshet me një skuadër tjetër te oborri i Kinostudios. Është i mandatuar dhe ka një kontratë që nuk mund ta prishë, sepse mban përgjegjësi për atë kontratë në raport me ata që e kanë mandatuar. Do të ishte një padrejtësi e madhe për vendin, karshillëk i papranueshëm, atyre që i kanë dhënë detyrën dhe së treti të ardhmes, pasi nesër të tjerë do të bëjnë të njëjtën gjë. Është rregull bazik, jo dicka me porta të vogla.
Çfarë hajt ta fillojmë nga e para?! Jemi në kushtet e një përgjegjësie të madhe dhe nuk funksionon me shprehjen budallait. Nuk funksionon se bëhet fjalë për jetën e vendit, jo për mua personalisht. Kushdo ka të drejtë që të mendojë që të jesh në këtë vend ku jam unë është qejf, apo një gjë personale, që ti e ke dhe e jep apo e mban për mua jo. Ky është mision. I ngarkuar nga shumica e shqiptarëve. Ata që i shikojnë si privilegje do të thoja hajde se po u jap një kafe apo raki dhe po iki. Jam këtu për disa arsye të tjera shumë të forta që lidhen me arsyen që jam ky që jam dhe jo dikush tjetër” tha Rama.
(S.A/FAXWEB.AL)