Marrja e postit të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një strukturë e cila është pjesë e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) nga ana e Majlinda Bregut ka nxitur jo pak debat dhe reagime në rrjet.
Një prej atyre që ka ironizuar ka qenë dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Sipas Manjanit, qeveria paska lobuar fort për të punësuar Majlindën, dhe jo për çeljen e negociatave.
Reagimi i Manjanit: Ne e dinim se qeveria po lobonte për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por paskan punuar për të punësuar Majlindën!!!
Po Lulin përse e do ta ketë me vete nëpër takime në Europë?! Për ta punësuar edhe atë?!!
O pika mu në politikë!
Degjenerim ekstrem… (E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post