Historiani Arben Llalla ka reaguar ashpër pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, se ajo distancohej nga tubimi i presidentit Meta, ngaqë në tubim kishte dhe flamuj amerikanë. Lalla shprehet se Kim duhet ta ketë parasysh se shqiptarët e vërtetë e patriotë i besojnë Zotit dhe Amerikës
Postimi i Llallës:
Deklaratë prej injoranti apo budallkë duhet ta quajmë deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, se na qenka e befasuar që ka parë flamurin amerikan – SHBA në manifestimin e sotëm të organizuar nga kryetari i Shqipërisë Iliri Meta? Sa për dijeni znj.Yuri Kim duhet ta ketë parasysh se shqiptarët e vërtetë e patriotë i besojnë Zotit dhe Amerikës.
Shqiptarët janë i vetmi popull në botë që janë 90% pro amerikan. Herë tjetër znj.diplomate mos u befasoni ku në çdo shtëpi shqiptari të gjesh edhe një flamur amerikan. Shqiptarët e duan SHBA se dy herë na ka shpëtuar nga mos ekzistimi si shtet, ndoshta edhe si komb. Lexo pak libra historie midis dy vendeve. Do ta quaja gafë prej paditurie deklaratën e ambasadores për prezencën e flamurit amerikanë në tubimin e shqiptarëve Kuq E Zi.