Policia daneze ka nisur ndjekje penale kundër 14 personave, të cilët dyshohet se kishin një video që tregonte vrasjen e një gruaje të re në Marok.
Sipas një deklarate të inspektorit të policisë së Jutlandit Lindor, Michael Kjeldgaard, personat u akuzuan pas ndarjes së pamjeve përmes Facebook Messenger ose rrjeteve të tjera sociale. Videoja, e cila autoritetet besojnë se është autentike, tregon vrasjen e një prej dy udhëtarëve të rinj të gjetur në pranga pranë qytetit të Imilit, në malet Atlas në jug të Marrakesh më 17 dhjetor 2018.
Louisa Vesterager Jespersen, 24 vjeç, nga Danimarka dhe 28-vjeçari norvegjez Maren Ueland u vranë nga i ashtuquajturi një akt terrorist, nga autoritetet marokene dhe daneze.
Dymbëdhjetë individë janë akuzuar për zbulimin e paautorizuar të videos nën rrethana “veçanërisht rënduese”, sikurse është ngjarja.
Ndërkohë kodi penal danez ka në permbajtje të tij një seksion i cili zakonisht përdoret për të ndjekur penalisht ata që ndajnë imazhe ose video njerëzish që nuk duan të bëhen publike, sidomos ata persona që ndajnë përmbajtje të lidhura me terrorin.