08:09 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Pothuajse të gjithë në Europë po thithin ajër toksik; Maqedonia e Veriut më e ndotura, në Shqipëri niveli i ndotjes dyfish më i lartë se limitet e OBSH

22:45 | 20/09/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pothuajse të gjithë në Europë po thithin ajër toksik; Maqedonia e Veriut më e ndotura, në Shqipëri niveli i ndotjes dyfish më i lartë se limitet e OBSH

Europa po përballet me një “krizë të rëndë të shëndetit publik”, me pothuajse të gjithë njerëzve në kontinent jetojnë në zona me nivele të rrezikshme të ndotjes ë së ajrit, sipas një hetimi të “The Guardian”.

Analiza e të dhënave të mbledhura duke përdorur metodologjinë e fundit, duke përfshirë imazhe të detajuara satelitore dhe matje nga më shumë se 1,400 stacione monitorimi tokësore – zbulon një pamje të tmerrshme të ajrit të ndotur, me 98% të njerëzve që jetojnë në zona shumë të ndotura, ku nivelet mesatare vjetore të grimcave të pluhurit tejkalojnë limitet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Pothuajse dy të tretat jetojnë në zona ku cilësia e ajrit është më shumë se dyfishi i udhëzimeve të OBSH-së.

Vendi më i ndotur në Europë është Maqedonia e Veriut. Pothuajse dy të tretat e njerëzve në të gjithë vendin jetojnë në zona ku niveli i PM2.5 është katër herë më i lartë se udhëzimet e OBSH-së, ndërsa në katër zona ndotja e ajrit ishte 6 herë më e lartë se shifra, duke përfshirë dhe kryeqytetin e saj, Shkupin.

Europa Lindore është dukshëm më e keqe se Europa Perëndimore, përveç Italisë, ku më shumë se një e treta e atyre që jetojnë në luginën e PO-së dhe zonat përreth në veri të vendit thithin ajër që është katër herë më i lartë se shifra e OBSH-së.

The Guardian punoi me ekspertë të ndotjes për të prodhuar një hartë interaktive që zbulonte zonat më të goditura në kontinent. Matjet i referohen PM2.5 – grimca të puhurit të imët të prodhuara kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile, disa prej të cilave mund të kalojnë përmes mushkërive dhe në qarkullimin e gjakut, duke prekur pothuajse çdo organ në trup. Udhëzimet aktuale të OBSH-së thonë se përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5 nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub (µg/m3). Analiza e re zbuloi se vetëm 2% e popullsisë së Europës jeton në zona brenda këtij kufiri. Ekspertët thonë se ndotja PM2.5 shkakton rreth 400,000 vdekje në vit në të gjithë kontinentin.

“Kjo është një krizë e rëndë e shëndetit publik,” tha Roel Vermeulen, një profesor i epidemiologjisë mjedisore në Universitetin e Utrecht, i cili drejtoi ekipin e studiuesve në të gjithë kontinentin që përpiloi të dhënat.

“Ajo që ne shohim mjaft qartë është se pothuajse të gjithë në Europë po thithin ajër të pashëndetshëm.”

Të dhënat tregojnë gjithashtu se:

  • Pothuajse të gjithë banorët në shtatë vendet në Europën Lindore, si Serbia, Rumania, Shqipëria, Maqedoninë e Veriut, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, nivelin e ndotjes e kanë dyfish më të lartë se limiti i OBSH-së.
  • Më shumë se gjysma e popullsisë së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë jeton me katërfishin e normës së lejuar OBSH-së.
  • Në Gjermani, tre të katërtat e popullsisë jeton me më shumë se dyfishin e rekomandimeve të OBSH-së. Në Spanjë kjo shifër është 49%, dhe në Francë është 37%.
  • Në Mbretërinë e Bashkuar, tre të katërtat e popullsisë jetojnë në zona ku ekspozimi është midis një dhe dy herë më i lartë se udhëzimi i OBSH-së.
  • Afro 30 milionë europianë jetojnë në zona përqendrimi i grimcave të pluhurit të imët është 4 herë më i lartë se limiti prej 5 mikrogramë për metër kub, sipas rekomandive të OBSH.
  • Në Suedi, përkundrazi, nuk ka zonë ku PM2.5 arrin më shumë se dyfishin e shifrës së OBSH-së dhe disa zona në Skocinë veriore janë ndër të paktat në të gjithë Europën që shifra është poshtë limitit të përcaktuar.

Ndotja e ajrit është bërë një çështje kyçe në Europë, me BE-në që është nën presion për të bërë më shumë për të trajtuar krizën në rritje të shëndetit publik. Javën e kaluar, Parlamenti Europian votoi për miratimin e udhëzimeve të OBSH-së për PM2.5 deri në vitin 2035. Ligji, i cili ende duhet të finalizohet në negociatat me këshillin, do të vendosë një kufi ligjërisht të detyrueshëm për përqendrimet vjetore të PM2.5 prej 5µg/m3. nga 25 µg/m3 që është aktualisht.

Por ekspertët thonë se duhet marrë masa urgjente tani. Ata tregojnë për një numër në rritje të fakteve që tregojnë se ndotja e ajrit prek pothuajse çdo organ në trup dhe është e lidhur me një gamë të madhe problemesh shëndetësore nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive te kanceri dhe diabeti, depresioni dhe sëmundjet mendore deri te dëmtimi njohës dhe nivelet e ulta në lindshmëri./ MONITOR

Pas

Iran/ Deri 10 vite burg për gratë dhe vajzat që shkelin kodin e veshjes

Para

Shqiptarët kanë pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon; Rekordin e mbajnë gratë

Para
Shqiptarët kanë pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon; Rekordin e mbajnë gratë

Shqiptarët kanë pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon; Rekordin e mbajnë gratë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.