Për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë nga ana e Erion Veliajt këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë bashki do kërkojnë dëgjesë publike.
Ky vendim është marrë pas një mbledhje të zhvilluar mes tyre mesditën e sotme.
Por Veliaj ka theksuar se nga kjo rritje qytetarët do të paguajnë më pak sesa çmimi i një gazete dhe sipas kjo ishte e domosdoshme pasi do të merret një kredi që do të bëjë një sistem të ri që mund të furnizojë Tiranën me 24 orë ujë.
Theksojmë që aktivistja Rezearta Çaushaj ka përllogarritur çmimin e ujit të pijshëm të një fature sipas tarifave të reja të publikuara nga Bashkia e Tiranës.
Në faturën e publikuar nga ajo kishte një rritje të konsiderueshme duke iu referuar traifave të reja të ujit. Sipas aktivistes qytetari do të detyrohet që të paguajë 47% më shumë në krahasim me trafiat e vjetra.
Sjellim në vëmendje që çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset.
Më herët ishin këshilltarët e djathtë ata të cilët u shprehën kundër rritjes së çmimit të ujit, ndërsa kërkuan protesta nga qytetarët për të kthyer pas propozimin në Këshillin Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post