Bukuritë dhe nxehtësia e ishullit spanjoll të Ibizës, në detin Mesdhe, ku ajo po shijon pushimet, duket se janë ekslipsuar nga bukuria e modeles britanike Demi Rose dhe fotot “përvëluese” që ajo ka shkrepur.
Herë me flokët tejet të gjata të kapura gërshet dhe herë më flokët të lëshuara, herë bjonde e herë brune, ajo ka tronditur rrjetin dhe i ka bërë njerëzit anembanë globit të ëndërrojnë se sa pa frymë mund t’i lërë nëse e takojnë ballë për ballë.
Sidoqoftë, gruaja mahnitëse ka pozuar në disa fotografi pa të brendshme, vetëm më një xhaketë të lehtë xhins, kurse në disa të tjera ka “veshur” një pëlhurë të hollë.
Disa poza të tjera janë shkrepur teksa ajo ka veshur bikini mikroskopike, që mbulojnë disi vetëm zonat më intime, duke i lënë kështu vend imagjinatës së meshkujve heteroseksualë, por ku i dihet, mbase edhe grave homoseksuale.