21:10 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pr/Ligji për Akademinë, Vokshi: Është plan ogurzi i Ramës, Shahini një marionetë. Deputetët e rinj, injorantë dhe ilegjitim

13:21 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Albana Vokshi: Drejtësia të flasë për konçensionet në shëndetësi

Pas deklaratave të Ministres së Arsimit Besa Shahini ditën e djeshme, e cila shprehej pro nismës së deputetëve të rinj për projektin e Akademisë së Shkencave duke i përgëzuar këta të fundit për nismën që do të mundësoj modernizimin e Akademisë ka reaguar edhe ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Vokshi e ka cilësuar Ministren Shahini si marionetën e kryeministrit Rama dhe deputetët e rinj si injorantë dhe jo legjitimë. Vokshi e ka cilësuar një lëvizje të tillë si shkelje të procedurave dhe ligjeve, i cili sipas saj është kryer në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë lloj transparence.

Ndërsa ka bërë thirrje për kryengritje ndaj planit ogurzi të Ramës, Vokshi ka shtuar se me një vendim të tillë, ”kryeministri në ikje po u kryen shërbimin e fundit qarqeve anti-shqiptare për të eleminuar Akademinë e Shkencave në Shqipëri, plani i nisur që para dy vitesh, kur kërcënoi me heqjen e fondeve dhe shkrirjen e Akademisë së Shkencave.”

Ndërkohë, kundër deklaratave të ministres Shahini ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga, i cili është shprehur se është kategorikisht kundër një projekti të tillë dhe se deklaratat e Shahinit tregojnë qartë synimin e fshehur të saj, sikurse shprehet ai për një shkrirje në një të vetme të akademisë së shkencave të Shqipërisë me ato të rajonit. Sipas tij këto deklarata tregojnë qartë që po tradhëtohet bindja shtetormuese ndërsa intelektualët do bëjnë çështë e mundur për ta ndaluar një plan të tillë. (Lexo këtu)

Burime bëjnë me dije se madje akademiku Fuga do të jetë i pranishëm në një seancën dëgjimore në Kuvend javën që vjen.

Shkrimi i plotë i Albana Vokshit:

Edi Rama po përgatit projektin për shkrirjen e Akademisë së Shkencave.

Per tja arritur këtij qellimi, po perdor marionetën e tij në krye të Ministrisë së Arsimit dhe deputetë injorantë apo ilegjitimë. Në mënyrë të fshehtë, pa transparencë, pa marrë mendimin e askujt, në shkelje të procedurave dhe ligjeve, me draftin e propozuar të ligjit për Akademinë e Shkencave, po i paraprin idesë për shkrirjen e një ndër institucioneve më të rëndësishme për të vërtetën shkencore dhe interesave kombëtarë.

Pasi ka shkatërruar politikën, ekonominë, kulturën, arsimin, zgjedhjet, drejtësinë, pasi ka kapur të gjitha pushtetet, tani kërkon të shkatërrojë edhe akdeminë dhe shkencat shqiptare.

Me një urrejtje patologjike ndaj popullit të tij, me kompleksin ndaj dijes dhe intelektualëve, të gjitha projektet e tij synojnë shkatërrimin e cdo gjëje që ruan dhe trashëgon identitetin shqiptar, sic është edhe rasti i Akademisë së Shkencave.

Me këtë veprim, Kryeministri në ikje po u kryen shërbimin e fundit qarqeve anti-shqiptare për të eleminuar Akademinë e Shkencave në Shqipëri, plani i nisur që para dy vitesh, kur kërcënoi me heqjen e fondeve dhe shkrirjen e Akademisë së Shkencave.

Të ngrihemi të gjithë në këmbë të ndalojmë planin ogurzi të Edi Ramës për zhdukjen e institucioneve pjesë e identitetit kombëtar shqiptar.

Pas

Profil/ Elton Arbana, kandidat për kryetar bashkie në Shijak

Para

Profil/ Artur Bushi, rikandohet  për kryetar bashkie në Krujë

Para
Profil/ Artur Bushi, rikandohet  për kryetar bashkie në Krujë

Profil/ Artur Bushi, rikandohet  për kryetar bashkie në Krujë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.