Prag proteste, Lulzim Bsha u jep porositë e fundit demokratëve
Pak ditë larg protestës së 27 janarit, kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka dhënë deputetëve demokratë porositë e fundit.
“Fax News” raporton se kryedemokrati iu ka kërkuar deputetëve të mos mungojnë në seancën e të enjtes dhe ta shfrytëzojnë seancën për t’ju bërë thirrje shqiptarëve të shkojnë në protestë.
“Në fokus të diskutimeve në parlament duhet të jetë protesta e 27 janarit. Faktet, varfëria, krimi, korrupsioni”, ka thënë Basha.
(F.G/Faxweb)