Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, aty ku flakët kanë përfshirë një spital me pacientë të infektuar me Covid-19.
Të paktën 8 viktima dyshohet të ketë shkaktuar ky zjarr, por sipas burimeve numri i viktimave dyshohet të jetë më i madh, duke e kthyer në një tragjedi të vërtetë këtë zjarr që ra mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve të Alsat, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësorë. Është djegur tërësisht spitali modular.
Gazetari Zekirja Mexhiti ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se janë të paktën 8 viktima të konfirmuar nga zjarri që ra mbrëmjen e sotme në spitalin e Tetovës.
“Është një tragjedi mjat e madhe për Tetovën, qyteti i dytë më i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ky spital ka qenë për trajtimin e personave të infektuar me Covid-19. Numri i konfirmuar është 8, por burimet bëjnë me dije se numri është më i madh. Zjarri dyshohet se ka ardhur nga një spërthim i bombulave të gazit. Ky është një infiormacion ende i pakonfirmuar. Kemi të bëjmë me një spital ku trajtoheshin pacientë të infektuar me Covid-19. Spitali ka qenë i mbingarkuar me pacientë për shkak të një vale të katërt të pandemisë. Bëhet fjalë për shkrumbim total të këtij spitali. Për disa minuta zjarri ka shkrumbuar spitalin”, tha ai.
Shpërthen në flakë spitali i Tetovës, dyshohet se disa pacientë dhe mjekë kanë humbur jetën (Video)
(E.H/Faxweb.al)