05:02 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pranë fizikisht dhe pa masa mbrojtëse, Ardi Veliu dhe Bardhyl Kollçaku zbresin në terren (FOTOT)

22:22 | 11/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pranë fizikisht dhe pa masa mbrojtëse, Ardi Veliu dhe Bardhyl Kollçaku zbresin në terren (FOTOT)

Policia e Shtetit që pas lajmërimit të masave shtesë nga qeveria për mbylljen e lokaleve, restoranteve, ambjenteve të tjera publike dhe private që konsiston me grupime njerëzish, ka zbirutr në terren duke kontrolluar zbatimin e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku inspektuan pikat e kontrollit, të shpërndara në pikat hyrëse dhe kyçe në Tiranë, të ngritura për të monitoruar qarkullimin e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve që mund të udhëtojnë nga shtetet e prekura nga COVID-19.

Ajo çfarë bie në sy është edhe fakti se Veliu nuk ka preferuar të përdor asnjë mjet mbrojtës, ndërsa të njëjtë gjë kanë bërë edhe drejtuesit e tjerë që e shoqërojnë, teksa qëndrojnë në distancë të vogël me njëri-tjetrin.

Që prej orës 20.00, Kollçaku dhe komandanti i Policise Ushtarake, Altin Kurti, në kuadër të inspektimit/kontrollit të postblloqeve FA/Polici kanë nisur kontrollet  tek Piramida për të vijuar meë pas në të gjitha pikat e kontrollit të ngritura në Tiranë.

Kontrolle ka pasur edhe në rrethe të tjera ku forcat e rendeit kanë kontrolluar dyqane, lokale e restorante.

Në Durrës janë kryer kontrolle pranë disa pikave si fast food ku është bërë dhe mbyllja e tyre gjatë pasdites së sotme. Ndërsa një pjesë e konsiderushme e lokaleve janë mbyllur edhe me herët, që pas publikimit të viktimës së parë nga virusi.

Në kuadër të masave shtesë që po ndërmerr qeveria për frenimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Policia e Shkodres dhe ajo e Lezhës të pajisur me maska dhe doreza kanë zbritur natën sotme në terren të mbështetur nga forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Po ndalohen dhe bëhen kontrolle ndaj mjeteve me targa te huaja kryesisht nga italia duke i keshilluar të vetëkarantinohen.

Kontrolle po bëhen edhe ndaj shtetasve shqiptare ku pyeten për udhëtimin e fundit jashtë vendit duke kontrolluar edhe në sistemin tims .

Gjithashtu edhe në qytetin e Gjirokastës bëhet me dije se Drejtori i ISSH-së rrethi Gjirokaster sëbashku me efektiv të DVP kanë nisur menjëherë punën në terren për sa i përket mbylljes së bizneseve në këtë qytet.

Kontrollet në fjalë po bëhen me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu si masa parandaluesepër përhapjen e Pandemisë COVID-19 .

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Mbi 10 mijë telefonata tek “127”, urgjenca iu përgjigjet vetëm 3400 prej tyre

Para

Vetëkarantinohet Fatos Lubonja, kishte vizituar Italinë para disa ditësh

Para
Deklarata e fortë e Lu-së, Lubonja: Ambasadori amerikan të jetë më i qartë, duhet pyetur nëse ka informacione të reja

Vetëkarantinohet Fatos Lubonja, kishte vizituar Italinë para disa ditësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.