Me kthimin mbrëmjen e djeshme të 110 kosovarëve nga Siria 4 prej të cilëve ish-luftëtarë të ISIS-it, 32 gra dhe 74 fëmijë, pas një operacioni të ndërmarrë nga qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe ish deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu.
Në një status në rrjetet sociale Shehu ka përshëndetur këtë vendim të marrë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria si dhe ish familjarët e larguar nga ISIS duke u shprehur sepse: “Kjo eshte supremacia jone e madhe, e pa thyeshme, arma me e sigurte e fitores mbi te “keqen”, gje qe u vertetua dhe ne ate perballje me ate “shtet” monster te krijuar diku aty, midis Sirise e Irakut.”
Shehu po ashtu në postimin e bërë në rrjetin social Facebook ka shprehur mendimin e tij kritik që gjëra të tilla të mos ndodhin më.
Postimi i plotë:
Pranimi e kthimi i sotem i mbi 100 familjareve te ish terrorisreve te ISIS, ndersa flet per vlerat tona, revokon dhe drejtesi e kujtese.
Duke u njohur me kete lajm qe prek Kosoven, Shqiperine e Maqedonine e Veriut, nuk mund te te mos vijne disa mendime.
Se pari per te glorifikuar vlerat e demokracise, pluri kultures, mentalitetit tone te hapur e perendimor, ndjenjes se faljes e deshires per te ndare kriminelin nga “njeriu”, qe edhe kjo ndodhi e fundit i konfirmoi. Kjo eshte supremacia jone e madhe, e pa thyeshme, arma me e sigurte e fitores mbi te “keqen”, gje qe u vertetua dhe ne ate perballje me ate “shtet” monster te krijuar diku aty, midis Sirise e Irakut.
Se dyti eshte mendimi i “vigjilences”, i kujteses, i mos harreses, pikerisht per te mos u perseritur krime te tilla makabre, qe fatkeqesisht disa nga te cilat kishin per turpin tone, autor e aktor bashkekombas tanet, pa asnje dyshim te tjetersuar. Per keta te fundit drejtesia duhet te jape ndeshkimin e saj.
Se treti kjo thellohet edhe nga numrat e raportuara te atyre familjareve, qe u kthyen apo qe jane akoma diku andej kampeve, dhe qe une inkurajoj te mos lihen ne ato vende krimi. Jane numra impresionante e njolloses ne krahasim me popullesine shqiptare ne Rajon, e vecanerisht kjo perballe perkatesise sone krejtesisht Europiane e Perendimore, rrenjeve tona, perballe asaj qe kane bere e bejne aleatet tane te medhenj per lirine e ekzistencen e kombit tone.
Ne fakt une keto mendime nuk i shpreh vetem sot, i kam shprehur me shqetesim te thelle qe ne veren e vitit 2013, vecanerisht me shkrimin “Shqipteret ne Siri”, dhe do te vazhdoj t’i shpreh, se dhe rreziqet ekzistojne akoma, qofte dhe ne forma te ndryshme.