08:37 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pranohet kërkesa e Kuvendit, Fatmira Hajdari përjashtohet nga çështja për privatizimin e OSHEE-së, s’dihet kush e zëvendëson

15:42 | 08/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pranohet kërkesa e Kuvendit, Fatmira Hajdari përjashtohet nga çështja për privatizimin e OSHEE-së, s’dihet kush e zëvendëson

Gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk do të jetë pjesë e apelit në çështjen e privatizimit të OSHEE-së. Një burim nga Kuvendi i Shqipërisë i tha Top Channel-it se Gjykata e Apelit e pranoi kërkesën e Kuvendit për përjashtimin e Fatmira Hajdarit për konflikt interesi.

Seanca e apelit për këtë çështje është lënë më datë 24.06.2020. Megjithatë deri këto momente gjykata nuk e ka caktuar ende gjyqtarin që do të zëvendësojë Fatmira Hajdarin. Kuvendi i Shqipërisë në kërkesën e përjashtimit të gjyqtares Hajdari jepte këto argumente.

“Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht .

Ne kushtet kur kallëzimi  i Kuvendit  implikon shtetasit Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj, i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke  qenë se ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën  shkak për  njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes .

Neni 18 i Kodit të procedurës penale parashikon se “Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit: në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17.

Kuvendi mendon se Gjyqtaria Fatmira Hajdari  ndodhet në kushtet e  parashikuara  nga neni 17 pika 1 shkronjë ” ë” të Kodit të Procedurës Penale , e cila përbën shkak  për të kërkuar, bazuar në nenin 18 të Kodit të Procedurës Penale  përjashtimin e saj nga  trupa gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen  me objekt “Kundërshtimi i vendimit, nr 4510/211 Akti datë 24.01.2020  për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal. Për sa më sipër Kuvendi, si palë në këtë proces kërkon përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i  çështjes”, thuhej në kërkesën e Kuvendit, depozituar në gjykatë dy javë më parë.

Pas

Prindërit shkuan për të festuar në mes të pándemisë, fëmija vdés nga uria. Vajza mbetet në gjendje krítike

Para

Amerika Latine në 24 orët e fundit, numrin më të lartë të rasteve me Covid

Para
Rritet frikshëm numri i të prekurve Covid-19 në Kosovë, ja sa ka shkuar numri total i të prekurve

Amerika Latine në 24 orët e fundit, numrin më të lartë të rasteve me Covid

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

I nxehti rekord në Itali, sot temperaturat deri në 40 gradë, nga nesër 20 qytete në alarm të kuq

Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuuohen 1500 persona

Francë/Vajza 10-vjeçare humb jetën për shkak të vapës në Versajë

Sot seancë plenare/ Nga projektligji për investimet e huaja te Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit, çfarë pritet të diskutohet

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

Tentativa për t’i dhënë fund ngërçit institucional/ Pas takimeve me partitë shqiptare, Presidentja Osmani pret sot përfaqësuesit e minoriteteve

Ukraina: Koreja e Veriut do t’i dërgojë deri në 30 mijë ushtarë Rusisë

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.