Deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë Ligoraq Karamelo, i cili pranoi të marrë mandatin ka bërë një denoncim të fortë ku ka thënë se është kërcënuar dhe tentuar të goditet nga disa persona.
Ngjarja sipas tij ka ndodhur në qytetin e Korçës tekse po dilte nga një lokal. Sipas tij tre persona e kanë tentuar ta godasin duke e quajtur tradhëtarë, ndërkohë informon se ka bërë denoncimin dhe njëri prej tre agresorve është shoqëruar në polici.
“Kam qene duke dale nga lokali kur u kercenova. Tre personat tentuan te me godasin me quajten tradhetar. Nuk terhiqem nga mandati i deputetit. Bera denoncimin. Njeri prej tyre eshte shoqeruar. Personat me shanë nga ana ime etnike dhe organizata të cilën un përfaqësoj. Kjo nuk është etike për qytetarinë korçare. Falenderoj policinë e cila reagoi në moment. Jam shumë i shqetësuar për këtë ngjarje”, ka deklaruar Karamelo.
Kujtojmë se Karamelo ishte kandidat nga listat e PBDNJ-së dhe ka pranuar të marrë mandatin e deputetit pas krijimit të vakancave në Parlament për shkak të djegies së mandateve të opozitës.
Ai e justifikoi vendimin e tij duke thënë se në rrethana të njëjta me të edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule do të bënte të njëjtën gjë (Lexo këtu).
“Mandati i takon atyre qe kanë dhënë kontribut. Jam i detyruar të pranoj mandatin për qytetarët. Me Dulen nuk jam dakord për dorëzimin e mandatit. Nuk duhet të braktiset Parlamenti. Nga pozicioni që ka Dule, e justifikoj veprimin e tij. Në kushte të tjera Dule do të vepronte si unë”, tha ai.
(F.GJ/FAXWEB.AL)