Burime nga PD bëjnë me dije se Halit Valteri është shkarkuar nga pozicioni i kryetarit të FRPD ne njësinë nr.7 në Tiranë, për shkak se pranoi mandatin e deputetit në Kuvend.
Në fakt Halit Valteri ishte aktualisht i pezulluar nga ky pozicion dhe tashmë është shkarkuar përfundimisht nga çdo funksion në forumin rinor.
Ky vendim vjen si rrjedhojë e mbledhjes së kryesise së kësaj organizate në datë 09.04.2019, ku u shkarkuan unanimisht Arlind Cacani dhe Andi Përmeti pas pranimit të mandatit të deputetit.
Po në këtë mbledhje u vendos ky standard për çdo anëtar të FRPD i cili do të shkelë Statutin dhe qëndrimin politik të PD, duke pranuar mandatin e deputetit në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e blera të vitit 2017.