Për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë ka hyrë një deputet që vjen nga radhët e komunitetit Egjiptian. Ai është Ervis Meço i cili është betuar në nisje të seancës plenare të datës 23 Maj duke marrë kështu mandatin e deputetit të lënë vakant nga largimi në bllok i deputetëve të opozitës.
Në formularin e dekriminalizimit, Meço sqaron se është dënuar në Gjermani me 30 ditë burg.
Ervis Meço akuzohet se ka përgjuar/regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman dhe për këtë vepër penale ai është dënuar me burgim, diçka të cilën ai sqaron se e ka shlyer me gjobë (lexo këtu).
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e mbërrtiur në adresë të tij nga një qytetar i cili shprehet se Meço ka marrë si shkëmbim nga kryeministri Rama për të pranuar mandatin një një apartament në Tiranë dhe një shumë prej 50 mijë eurosh.
Postimi i Berishës në Facebook:
Edvini akuzohet se bleu me 50 mije euro dhe nje hyrje deputetin e Delvines!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Doktor deputeti injorant qe sdi tabelen e shumezimit dhe qe ne shkoll te mesme ngelej ne vjesht CDO vit Elvis Meco ka mar si shperblim nga Rama Ik ,nje hyrje ne Tiran dhe nje shum prej 50 mij £uro le ti hetohet pasuria kur I ati punon hidraulik dhe mamaja infermiere si mund te ket hyrje deputeti I Romeve ne Tiran Ku para disa vitesh ki injorant pagoji 11000lek tekefoni fikse te albtelekom se fliste me 0900 e di gjith Delvina per kete teneqexhi mire
(F.GJ/FAXWEB.AL)