Eduard Selami ka pranuar rezulatatin e zgjedhjeve, ku fitues rezultoi Lulzim Basha, përmes një deklaratë për mediat, ai uron Bashën dhe zbulon telefonatën e urimit sot në mëngjes me kreun e ri.
“Dje ne kishim zgjedhjet. Zgjedhje shumë të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike të cilat unë mendoj se, pavarësisht nga rezultati, sikurse kam thënë përherë, do të jem dhe jam një hap përpara në forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike . Më lejoni të falenderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që u morën me përgatitjet e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë.
Gjithsesi kjo është; demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë dhe unë e respektoj këtë votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe e kam uruar për fitoren dhe i bëj thirje të gjithë demokratëve të gjithë atyre që kanë votuar për mua dhe atyre që s’kanë votuar për mua dhe atyre që kanë bojkotuar, hajde të bashkohemi, ti japim Shqipërisë një opozitë të fortrë për të cilën ka shumë nevojë vendi. Dhe unë do të jap gjithë kontributin tim dhe përpjekjet e mia që, kjo të realizohet.
Pavarësisht se zgjedhjet ishin të pabararta ky ishte një hap i rëndësishëm përpara dhe sic e dini unë kam hartuar një platformë konkrete në konsultë me demokratët nga e gjithë Shqipëria që këto zgjedhje që vijnë, ti bëjmë akoma më të mira dhe kjo do të jetë fryma e bashkëpunimit. Unë mendoj se PD ka dalë më e fortë nga kjo garë dhe unë do të vazhdoj kontributin tim si anëtar i PD, që Partia Demokratike të kthehet dhe një herë shpresë për të gjithë shqiptarët ”, u shpreh Selami. (S.SH/Shuplaka)