Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas takimit më ministrin e Jashtëm italian Luiggi Maio, u shpreh se duhet që të bëhet sa më shpejt vlerësimi i banesave dhe të fillojë riparimi i dëmeve.
I pyetur sërish nëse do të pranojë që të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama, kreu i PD-së u tregua i prerë duke thënë se duhet zgjidhje e problemeve të vendit dhe jo fotot dhe shfaqjet midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës.
“Diskutuam për vlerësimin sa më shpejt të banesave të tyre dhe riparimin e ndërtesave. Italianët ishin një mbështetje jo thjeshtë morale, por edhe në kushte prakticiteti. Diskutuam mbi krizën politike në vend dhe për ti dhënë drejtim Reformës Zgjedhore, përmes udhërrëfyesit të Bundestagut.
26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore, por tregoi qartë se sa i papërgatitur është shteti shqiptar për t’ju pergjigjur vendit.
Ky është një risk që nuk mund të pranohet ndaj për këtë kam këruar që duhet të kalohet nga fjalët, shfaqjet, dhe sjellejet intimiduese sidomos ndaj mediave që është një produkt i panevojshëm në këtë lloj krize, por të kalohet menjëherë në vepra. Qeveria e ka për detyrë që të ndihmojë njerëzit në nevojë.
E ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore për të anulluar kontratat e oligarkëve. E ka për detyrë që ti gjendet pranë biznesit, kudo që është dëmtuar nga tërmeti. Ekonomia jonë është e goditur nga tërmeti ekonomik.
Përgjigjen për këtë pyetje e keni marrë nja 10 herë. Energjia ime dhe e opozitës është ndihmojmë në çdo mënyrë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqje që po shton vuajtjet e njerëzve.
Më vjen keq po nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Ne duhet të ndihmojmë në çdo formë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqje. Fokusohuni tek mesazhi. Zhbllokimi për Reformën Zgjedhore dhe jo fotot dhe shfaqjet midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës.”- u shpreh Basha.