21:20 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pranvera e zjarreve”/ Abdulla Diku dhe Haki Çako flasin në Fax News për situatën e pazakontë

10:03 | 04/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pranvera e zjarreve”/ Abdulla Diku dhe Haki Çako flasin në Fax News për situatën e pazakontë

Në studion e Fax News sot ka qenë i ftuar ambientalisti Abdulla Diku për të folur për zjarret e shumta që kanë rënë në Shqipëri muajt e fundit. Vetëm brenda muajit Mars në Shqipëri janë dokumentuar 842 raste zjarri.

Për zjarrin që ka rënë në pyllin e gështenjave në Tropojë para disa ditësh Shpend Nikoci  banor i zonës së Tropojës thotë që ky është zjarri më i madh që ka rënë në atë zonë. Sipas Nikocit ka dëme të konsiderueshme dhe mungon kujdesi nga strukturat kopetente.

“Në Tropojë është ekosistemi më i madh i pemëve të gështenjave në Ballkan. Kjo pronë është informale dhe kujdesi nuk është maksimal. Janë djegur pemët mbi 500-vjeçare. Përgjithësisht nuk ka ndodhur të ketë rënë zjarr i këtyre përmasave. Zjarri ka rënë si pasojë e thatësirës dhe erës së madhe. Ka dyshime por s’ka asgjë konkrete për autorët.”

Ndërsa ambientalisti Abdulla Diku lidhur me këtë zjarr që ka rënë në pyllin e gështenjave thotë që është një humbje e madhe ekonomike dhe ekologjike për banorët e zonës si dhe për gjithë Shqipërinë.

“Janë drurët shekullorë të gështenjave që janë djegur. Pylli i gështenjave është habitat ekonomik, që sjell të ardhura të mëdha për Shqipërinë. për çdo hektarë gështenja banorët humbasin 5 mijë euro. Duhen 2 shekuj që të rikuperohet ekosistemi i gështenjave, dëm ekonomik dhe ekologjik si dhe një antireklamë e Alpeve Shqiptare.” është shprehu Diku.

Më tej specialisti tha që muaji që shkoi ishte muaji më me shumë zjarre dhe që mban rekord në Shipëri gjatë gjithë dhjetëvjeçarëve të fundit.

“Në mars janë shenuar 842 raste zjarri. Ky numër ëshrë rekord në Shqipëri sidomos për muajin mars dhe vjen si pasojë e zjarreve të qëllimshme dhe ka qene dimri më i thatë që ne kemi kaluar.” tha Abdulla Diku.

Peshën më të madhe të përgjegjësisë për menaxhimin e situatës në bazë të ndryshimeve që janë bërë në struktura e mban dhe duhet ta mbajnë institucionet vendore. Sipas Dikut mungojnë kapacitetet ekonomike dhe njerëzore për të administruar sipërfaqet pyjore dhe zjarret në to.

“Duhet bashkëpunim i Bashkive, Prefekturëve dhe Zjarrëfiksëve. Administrata pyjore është gati inegzistente, skanë kapacitete ekonomike njerëzore. Administata është e paaftë dhe e ka të pamundur të menaxhoje situata.

Personeli i Shërbimit pyjor dikur mbante peshën kryesore në bashkëpunim me njerëzit por tani pritet që ta zgjidhin zjarrëfiksit po është  e pamundur.” u shpreh ambientalisti.

“Sasia më e madhe e zjarreve ka qenë në veri dhe verilindje në Kukës, Shkodër etj dhe janë prekur kryesisht drurët si dushku dhe ahu. Siapas Global Forest Watch është Shkodra ajo që ka sasinë më të madhe të vatrave  zjarreve. Ka dhe zjarre që nuk raportohen për arsye të ndryshme.” vijoi më tej tej Abdulla Diku.

Aldo Doda gazetar i Fax News ka raportuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike  për situatën e zjarreve në Krujë.

“Gjatë 3 muajve të fundit ka pasur rreth 60 zjarrvënie të qëllimshme të raportuara nga Shërbimi i zjarrëfiskëses. Zjarret e qëllimshme vihen nga barinjtë ose personat që mbjellin kanabis”, sipas burimeve të Gazetarit Fax web.

”Nuk ka persona të proceduar dhe informacionet zyrtare për pasojat janë të pakufizuar. Ka dëmtime se nuk ka personel të ndërhyjnë”, raporton më tej Doda.

Haki Çako kreu i Emergjencave Civile në Shqipëri është shprehur se muaji mars ka qenë një muaj i pazakontë për sasinë e zjarreve të rëna dhe se Policia dhe Sektori i Emergjencave Civile po bashkëpunojnë për menaxhuar situatën. Një pjesë e madhe e zjarreve sipas tij janë të qëllimshme dhe se komuniteti duhet të angazhohet për të njoftuar për zjarret që ata dedektojnë.

“Muaji mars i pazakontë për sa i përket situatës së zjarreve. Janë konstatuar rreth 300 hektarë që janë përfshirë nga zjarri. Këto zjarre kanë ardhur si papërgjegjshnëri i qytetarëve. Drejtoria e Emergjencave është në kontak të vazhdueshëm me Policinë dhe janë 28 persona të arrestuar dhe jane proceduar rreth 60 pesona për zjarrvënie të qëllimshme.  Të gjithë duhet të denoncojnë zjarrëvënësit pavarsisht qëllimeve që ata kanë. Problematika më e madhe ka qene në Dibër, Kukës, Krujë, Tiranë etj, po kryesisht në zonat malore.

Në ndryshimet e fundit që janë bërë përgjegjesia kryesore i ka kaluar pushtet vendor dhe duhet të aktivizojë dhe qytetarët. Është e rëndësishme denoncimi i ngjarjes, të bëhet më dije tek instanca kryesore. Janë zjarre që kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme. Janë zjarrje të qëllimshme por dhe fakorët natyrorë”  u shpreh Çako.

 

 

Etiketa: Abdulla Dikuhaki cakoZjarret ne Shqiperi
Pas

“Shihni si vjedh në lokal polici në Lushnje”, denoncimi me Video

Para

U arrestua me 453 kg drogë, zbardhen të tjera dëshmi të “mekanikut” shqiptar

Para
Biznesmeni godet me kacavidë shqiptarin, shkak bëhet një grua

U arrestua me 453 kg drogë, zbardhen të tjera dëshmi të “mekanikut” shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.