00:39 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prapaskenat: Ja pse u shkarkua Julen Lopetegui një ditë para Botërorit

15:40 | 13/06/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prapaskenat: Ja pse u shkarkua Julen Lopetegui një ditë para Botërorit

Spanja u trondit një ditë përpara Botërorit, duke lëkundur ndjeshëm pozitat e saj prej pretendente në Rusi 2018. askush nuk e mendonte, që atëherë kur Real Madrid gjeti trajnerin e ri, atë do ta humbte Kombëtarja e Furive të Kuqe.

Gjërat kanë lidhje së bashku e në fakt ky është shkaku i vetëm për shkarkimin e Julen Lopeteguit, ende pa shijuar aromën e Botërorit.

Tekniku spanjoll është shkarkuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, pas një dite intensive diskutimesh. Drejtuesit e lartë të futbollit iberik nuk e kanë lënë teknikun ta kalojë lehtë firmën me Real Madrid, që kryeqytetasit e publikuan të hënën në mbrëmje.

“Lopetegui është një nga trajnerët më të mirë në botë e mbi zgjedhjen e Real Madrid nuk ka asnjë dyshim: por nëse të fitosh është e rëndësishme, është akoma më shumë mënyra se si punon.

Federata është njoftuar nga trajneri vetëm 5 minuta përpara lajmërimit publik nga Real Madrid”. Kështu presidenti i Federatës spanjolle, Rubiales, ka shpjeguar zgjedhjen për të shkarkuar menjëherë nga detyra trajnerin e kombëtares pak orë nga starti i turneut.

Shkaku – “Federata ishte në errësirë të plotë të akordit me Real Madrid”

E gjithë cështja e këtij rasti të paprecedentë për Spanjën lidhet me akordin në fshehtësi të teknikut Lopetegui me Real Madrid. “Nuk ndihem i tradhëtuar – pohoi Rubiales – por porblemi është si bëhen gjërat. Një trajner nuk mund të sillet në këtë mënyrë në kohën kur punon për Federatën – ka thënë Rubiales -. Nuk futem në zgjedhjet e klubit, por gjykoj sjelljen e trajnerit tim. E përsëris Federata ishte në padijeni të plotë të akordit dhe nuk mund të bëjnë sikur asgjë nuk ndodhi. Nuk u respektuam”.

Zëvendësuesi i Lopetegui: “Eshtë Hierro”

Spanja do të debutojë në Botëror të premten kundër Portugalisë. Emri zyrtar për zëvendësuesin e Lopetegui,  është Fernando Hierro, në bashkëpunim me Celades: dy ish-lojtarët e Real Madrid bënin pjesë aktualisht në stafin e Kombëtares. “Ajo që kërkoi në këtë moment Federata Spanjolle është të lëvizë me qetësi, për të mos turbulluar edhe më shumë ambjentin”.

“Lojtarët e kuptuan”

lojtarët e Kombëtares spanjolle, në fakt të përzgjedhur nga Lopetegui i kishin kërkuar Federatës Spanjolle të Futbollit ta konfirmonte trajnerin. Rubiales shpjegoi: “Të gjithë jemi lënduar nga kjo histori. Unë i thashë lojtarëve arsyet e mia dhe ata e kuptuan. E vetmja gjë që mund tiu siguroj është se lojtarët më dhanë garancinë se impenjimi i tyre do të jetë maksimal dhe nuk kam as dyshimin më të vogël se do ta bëjnë”.

 

Pas

10 pyetje që duhet ti bëni vetes për mikeshën tuaj, mos ndoshta ju del armike…

Para

Ylli Manjani i del kundër Metës President: Nuk e kuptoj çfarë po thua

Para
Ylli Manjani i del kundër Metës President: Nuk e kuptoj çfarë po thua

Ylli Manjani i del kundër Metës President: Nuk e kuptoj çfarë po thua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.