04:03 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prapaskenat/ ‘’Rama shkoi te Fevzo se ia lypi halli, i kërkoi që të mos shkojë te Ben Blushi”

08:28 | 07/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prapaskenat/ ‘’Rama shkoi te Fevzo se ia lypi halli, i kërkoi që të mos shkojë te Ben Blushi”

Shumë e komentuan si një gjest bamirës, dhe të tjerë thanë se vizita e Edi ramës në emisionin e bamirësisë, ishte një show i shëmtuar.

Po për Artur Zhejin vizita e Ramës në Klan kishte një tjetër qëllim, të bindtte Blendi Fevziun që të mos pranonte ofertën e Ben Blushit për tu larguar në një tjetër ekran.

Sipas Zhejit Rama sa herë që është në hall, rend te Fevzo në mënyrë që t’i kërkojë atij që të mos prishë ekuilibrat mediatikë që janë vendosur.

Sipas analistit Fevziu gjendet tani në udhëkryq, ndërmjet një sfide pasionante me Blushin dhe një betejë “orgazmike” opozitare kundër establishmentit të Ramës dhe një rutine me Tv Klan.

REAGIMI I PLOTË:

Në xhunglën pa rregulla të shoqërisë shqiptare, ku të gjithë kanë dhënë një dorë të mirë, ka gjithsesi një rregull: “Peshku i madh e ha të voglin”, pavarësisht ligjeve ose organeve ligjzbatuese.

Sepse ligjet dhe zbatuesit e tyre vlejnë për milingonat dhe urithët e vegjël të xhunglës, por jo më lartë se aq.

Top Channel e ka ndihmuar dhe mbështetur Ramën në shumë çaste të jetës së vet politike, që nga fillesat e veta, edhe kur ishte Tani edhe kur ai u largua furishëm nga kjo botë.

Mirëpo mbasi u bë kryeministër në 2013, ish armiqtë e Tv Klan u joshën me kënaqësi të madhe prej tij, duke lënë në harresë vëmendjeje dhe jo vetëm “miqtë besnikë” të Tch.

Në të vërtetë kjo është sindroma e kryeministrave socialistë, joshen të duan dhe të tërheqin pas vetes kur vijnë në pushtet më shumë ata që kanë pasur kundërshtarë, sesa ata që i kanë në “xhep” si miq besnikë dhe si kundërshtarë të vendosur dhe të pakthyeshëm të kundërshtarëve të tyre.

Lëvizja e zgjuar dhe e guximshme e zonjës Hoxha me “blerjen” si drejtor të Tch të kundërshtarit të Ramës, Ben Blushit, gazetar tashmë i vjetër, dha padyshim tronditjen e parë të ekuilibrave mediatikë në Shqipëri.

Lëvizja e dytë erdhi jo shumë më vonë: Një projekt 50-vjeçarë, “Beni-Blendi”, për të shkundur fort ekzistencializmin e tyre në 10-vjeçarin e ardhshëm kulmor, të moshës së burrave, pak përpara fillimit të perëndimit, që natyra dikton dhunshëm mbi të gjithë ne.

Të gjithë kanë rendur te Fevzo, përfshirë edhe Ramën e Gjatë, që di kaq mirë të përkulet kur ia lyp halli, për t’i thënë: “Mos! Mos e prish këtë ekuilibër se jemi shumë mirë kështu…”

A thua se jeta e njeriut është pafundësisht e gjatë dhe sikur ajo është një film që mund të ripërsëritet, dhe skena të caktuara të mund të xhirohen edhe njëherë nga e para…

Dhe kështu, Fevziu gjendet tani në udhëkryq, ndërmjet një sfide pasionante me Blushin, një betejë “orgazmike” opozitare kundër establishmentit të Ramës dhe një rutine me Tv Klan.

Në të vërtetë, “lëvizja” e Fevzos, që disa e qesëndisin dhe e ironizojnë dhe disa të tjerë e analizojnë, ka sjellë një shqetësim real dhe të arsyeshëm të kryeqeveritarit Rama, që sheh përmbysjen e mjaft ekuilibrave të favorshëm mediatikë, si mbas reaksionit shkak-pasojë, të cilat hyjnë në spirale të panjohura dhe turbulluese për ruajtjen e pushtetit dhe të kontrollit të tij për mediat dhe ndaj mediave.

Gjithsesi trendi i sfidave ekzistenciale nuk shmanget.

Kryeqeveritari kësaj i trembet. Me të drejtë kësaj radhe

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Të gjithë e kanë mendjen tek merkatoja mediatike, Blendi Fevziu poston foto me të atin (Foto)

Para

Gjendet i varur nga familjarët 44-vjeçari në Prrenjas, vuante nga…

Para
81-vjeçari vetëvaret në tualetin e banesës, i jep fund jetës

Gjendet i varur nga familjarët 44-vjeçari në Prrenjas, vuante nga...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.