02:28 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

19:39 | 10/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga New York për Fax News, avokati dhe analisti i çështjeve ndërkombëtare, Altin Nonaj, komentoi zhvillimet më të fundit nga politika amerikane dhe ajo ndërkombëtare, me fokus te takimi i shumëpërfolur mes Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe për tarifat e reja doganore që SHBA vendosi ndaj Brazilit.

Nonaj e cilësoi takimin Trump–Netanyahu si një lëvizje të qartë presioni politik nga ana e ish-presidentit amerikan ndaj udhëheqjes izraelite. Ai deklaroi se qëllimi kryesor i këtij presioni është arritja e një marrëveshjeje me Hamasin dhe sigurimi i një armëpushimi në Rripin e Gazës.

“Trump po ushtron presion të madh mbi Netanyahu-n për të çuar përpara një marrëveshje me Hamasin dhe për të garantuar një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza,” – tha Nonaj.

Sipas tij, edhe pse SHBA ka qenë tradicionalisht aleat i fortë i Izraelit, aktualisht brenda shoqërisë amerikane ekziston një pakënaqësi e madhe ndaj mënyrës se si Netanyahu po e menaxhon konfliktin.

“Shoqëria amerikane është gjithnjë e më kritike ndaj politikave të Netanyahu-t. Dhe kjo reflektohet edhe në lëvizjet politike në Washington,” – shtoi Nonaj.

Avokati theksoi se Izraeli mbetet vendi ku Shtetet e Bashkuara kanë bërë investimet më të mëdha strategjike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme, dhe për këtë arsye “Tel Avivi nuk mund të injorojë presionin amerikan”.

Nonaj foli për vendimin e Trump për të vendosur një tarifë 50% mbi mallrat e importuara nga Brazili, një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe një konkurrent i fuqishëm në tregjet ndërkombëtare.

“Brazilin nuk mund ta anashkalosh. Është një ekonomi e madhe dhe e rëndësishme në skenën globale. Trump kërkon ta kontrollojë ndikimin ekonomik të Brazilit përmes tarifave të larta,” – u shpreh ai.

Sipas Nonaj, kjo lëvizje është pjesë e një strategjie të dyfishtë të Trump: presion tregtar ndaj vendeve që i sheh si konkurrentë dhe një përpjekje për të mbushur boshllëkun në buxhetin federal.

“SHBA përballet me një deficit të madh buxhetor, dhe tarifat po përdoren si një mjet për të rritur të ardhurat dhe për të forcuar kontrollin mbi ekonomitë që sfidojnë tregjet amerikane,” – theksoi Nonaj.

 

Pas

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

Para

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Para
VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.