Edi Rama ka arritur të marrë 78 vota ditën e djeshme për programin e qeverisë: 74 vota socialistësh, 3 të PDIU-së dhe 1 të Tom Doshit.
Por e paqartë ka qenë situata lidhur me mënyrën si votuan deputetët e PD-së dhe të LSI-së.
”Shuplaka” zbulon sot emrat e deputetëve që munguan dhe ata që votuan kundër.
Sipas votimit 4 deputetë munguan, 3 prej të cilëve kanë qenë të LSI-së. Agron Çela, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo kanë munguar me arsye, ndërsa 1 deputet ka qenë i PD-së. Ai është Tritan Shehu, sepse jashtë shtetit. 16 deputetë të LSI-së kanë votuar kundër.
Nga ana tjetër rezulton se edhe pse pati në total 51 vota kundër programit, 7 deputetë demokratë pasi konfirmuan prezencën e tyre nuk kanë votuar fare, së paku sipas leximit elektronik. Por burime të PD-së konfirmojnë se nuk kanë votuar fare Sali Berisha dhe Eduard Halimi (edhe pse ishte shënuar prezenca e tyre, ata nuk kanë qenë të pranishëm). Përveç tyre nuk kanë votuar as Dashamir Shehi, Klevis Balliu, Lorenc Luka, Xhemal Gjunkshi dhe Andon Frrokaj.
Sipas informacioneve që ”Shuplaka” ka mundur të sigurojë Balliut, Lukës, Gjunkshit dhe Frrokajt nuk u ka punuar sistemi elektronik. (V.G/SHUPLAKA)