Braziliani Neymar u transferua për tek PSG nga Barcelona për një shifër rekord prej 222 milionë euro duke thyer të gjitha rekordet. Ai menjëherë atje filloi të sillej si lider dhe kjo i hapi probleme edhe me sulmuesin Cavani pasi është përfolur gjatë se raporti mes tyre nuk është ai i duhuri.
Zhurma mediatike dhe rëndësia e madhe q ëi jepet brazilianit duket se ka mërzitur edhe mbrojtësin e Paris-Saint Germain, Kimpembe i cili tek sa ka analizuar ndeshjen ndaj Real Madrid në një intervistë për Le Parisie, u bezdis nga pyetja e gazetarit për mungesën e Neymar në ndeshjen kthyese ndaj Real.
“Prapë Nejmar?! Nejmar këtu, Nejmar atje… Nuk di se çfarë të them më. Nëse nuk di jetë, nuk do jetë. Trajneri do të vendosë lojtarë të tjerë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, që do të na mungojë , por ne do të përpiqemi të kualifikohemi edhe pa të, sepse skuadra vjen e para”, tha Kimpembe.
(B.H/Faxweb)