12:05 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

”Prapësitë e Shkëlzen Berishës në hotelet e Pragës”. Izet Haxhia ka një mesazh dhe për Artur Zhejin

11:15 | 19/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
”Prapësitë e Shkëlzen Berishës në hotelet e Pragës”. Izet Haxhia ka një mesazh dhe për Artur Zhejin

Izet Haxhia vijon të flasë sërish mbi ish-juristin e CEZ, Romeo Karaj, i cili ndodhet në Turqi pas kërcënimeve që ka marrë për jetën. “Qëllimi i ardhjes se tij këtu eshte edhe ndjekja e një transaksioni që lidhet me persona të përzier në aferën CEZ. Me hollësi nuk e kam pyetur sepse kjo është në stadin e dyshimeve” – thotë Haxhia.

Haxhia përsërit në këtë intervistë emrin e Ylli Pecit, për të cilin thotë se menaxhon paratë e pista të Berishëve.

“E kam theksuar dhe e them prapë se paratë e vjedhura nga kjo familje kriminale një pjesë janë në bankat off-shore jashtë Shqipërisë dhe një pjesë tjetër janë përdorur për blerje pronash të shumta në Shqipëri me emra të tjerë. Unë kam thënë edhe emrin e Ylli Pecit, ishzyrtar i Shqipërisë në Strasburg që është ndjekës dhe menaxhues i këtyre parave në rolin e avokatit. Dhe është për t’u çuditur që asnjë nga mediat nuk u mor me këtë person”.

Pyetjes se gazetarit Erion Habilaj nëse Haxhia dhe Karaj kanë folur rreth Shkëlzen Berishës, ish-truproja familjare e Berishëve i përgjigjet: “Dasma pa Kamber nuk bëhet, thotë një fjalë e urtë turke. Kështu që nuk kishte se si të mos përmendej edhe ‘kamberi’ Zeni. Lidhjet e tij në këtë aferë janë të qarta si një bashkëpunëtor i Nuel Kalaj, vizitat e tij së bashku me të motrën në Pragë, qëndrimi në të njëjtin hotel me Nuel Kalaj janë fakte të pakundërshtueshme për këtë lidhje. U bisedua edhe për disa ‘prapësi’ të Zenit, por ato ngelen private për momentin…”

Në intervistën e botuar sot nga DITA Haxhia i përgjigjet edhe analistit Artur Zheji, i cili dje e permendte duke komentuar akuzat ndaj Berishëve për aferën e CEZ dhe thoshte se ndaj Saliut ka nisur “një gjueti shtrigash”. “Tanimë kemi të bëjmë me një sulm të drejtpërdrejtë, ndaj ish kryeministrit Berisha, lidhur me çështjen e Çez dhe jo vetëm. Janë mbledhur tufë të gjithë ish miqtë e tij, ish krijesat e tija të dikurshme, të cilat kanë filluar një gjueti shtrigash..” – shkruan Zheji.

“Nuk e di ku i dhemb këtij kleptomani për Berishën, por dua të theksoj këtu se sa e kriminalizuar dhe e shitur është një pjesë e madhe e mediave në Shqipëri. Nuk mund ta imagjinoj që një hajdut marketesh në Itali kur jetonte atje, si Artur Zheji, t’u japë mend shqiptarëve – përgjigjet Haxhia.

Etiketa: artur zhejiizet Hazhiashkelzen berisha
Pas

Vajzat në Dibër mes skamjes dhe punës së rëndë, shikoni si e kalojnë ditën (FOTO)

Para

Autobusi i shkollës përplaset me kamionin, vdesin 15 fëmijë, 45 të plagosur

Para
Autobusi i shkollës përplaset me kamionin, vdesin 15 fëmijë, 45 të plagosur

Autobusi i shkollës përplaset me kamionin, vdesin 15 fëmijë, 45 të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sërish nuk ka “tym të bardhë”/ Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tensione në sallë

Fotot para dhe pas, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave

EMRI/ Vodhën mbi 400 mijë euro nga subjekti ku ishin të punësuar, arrestohet 37 –vjeçari, shpallet në kërkim financierja

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet për qarkun Tiranë

SPAK zgjat afatin për hetimet ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk do të jetë i pranishëm gjatë komunikimit të akuzave

Britania vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar

Katastrofë humanitare/ Qindra të vdekur nga kequshqyerja në Gaza, shumica prej tyre fëmijë!

Korçë/ Katër veterinerë në pranga për matrikullim të bagëtive të kontrabanduara, një person në kërkim

Veprimet diskriminuese të tifozëve kuqezi në ndeshjen kundër Serbisë, FSHF dënohet nga FIFA

Iu dha me qira apartamentin e tij 2 vietnamezeve për të ushtruar prostitucion, arrestohet 31-vjeçari i dënuar për tentativë vrasje!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.