Tekniku i Chelsea, portugezi Jose Mourinho, jo rrallë herë është konfrontuar me mediat, por edhe këto të fundit nuk i kursejnë kritikat ndaj tij.
Një gjest aspak i hijshëm në fitoren me përmbysje ndaj Newcastle 3-2 në “Old Trafford” është ai që i ka kushtuar portugezit dënimin nga Federata Angleze.
Mourinho është shprehur në gjuhën e tij amtare duke treguar edhe gishtin e vogël nga kamera: “Pirdhuni bijë ku*vash”.
Për këtë gjest, Federata Angleze ka vendosur që Mourinho të mos jetë i pranishëm në pankinë në ndeshjen e radhës.
(B.B/ Faxweb.al)