11:29 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Preç Zogaj: PS i ka vjedhur 17 mandate PD-së, kjo parti do të ringrihet dhe këtë do ta bëjë Basha

09:08 | 11/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Preç Zogaj: PS i ka vjedhur 17 mandate PD-së, kjo parti do të ringrihet dhe këtë do ta bëjë Basha

Në vitin 2000 Preç Zogaj guxoi dhe shkroi në librin “Nga hiri ”se Sali Berisha dhe PD po ngrihej nga humnera e vitit 1997 dhe profecia e tij rezultoi e saktë kur në vitin 2005 Berisha dhe PD erdhën në pushtet.

Pas 17 vjetësh ai është gati ta rishkruajë këtë libër po për Partinë Demokratike por me një personazh tjetër në krye të saj, Lulzim Bashën. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Zogaj deklaroi se tashmë nis edicioni i dytë i ringritjes së Partisë Demokratike, nga hiri dhe këtë do ta bëjë Lulzim Basha.

“Unë besoj se pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, pas humbjes në zgjedhjet lokale të vitin 2015 dhe tashmë pas humbjes në zgejdhjet e 25 qershorit 2017, do nisë edicioni i dytë i ringritjes së Partisë Demokratike si një proces i pashmangshëm. Nuk besoj në një çarje, përçarje apo shuarje të Partia Demokratike. PD do të jetojë më gjatë se liderët e saj”, deklaroi ai.

Zogaj shprehu bindjen se këtë do ta bëjë Lulzim Basha siç bëri Berisha në vitin 1997 përmes hapjes së partisë duke i besuar si një lider demokrat dhe me cilësi shumë të mira. Zogaj bëri një analizë të humbjes në zgjedhje të Partisë Demokratike duke e cilësuar rezultatin e saj zhgënjyes,  si shkak kryesor ai cilëson vjedhjen dhe manipulimin e votës.

“Partia Socialiste i ka vjedhur Partisë Demokratike 17 mandate”, deklaroi Preç Zogaj nëpërmjet vjedhjes së votës, blerjes dhe shitjes së saj dhe intimidimit të votuesëve.

Në këtë proces ai fut edhe komisionerë të Partisë Demorkatike që sipas Zogajt u bënë pjesë e vjedhjes nga ana e Partisë Socialiste. “Komisionerë të PD janë bërë pjesë e shitblerjes së votave”, bëri Zogaj akuzën më të rëndë brenda radhëve të PD.

“Unë e kam thënë që një kambist në Lezhë shkëmbeu 800 mijë eruo për pak ditë por ulja e kursit të euros në shkallë vendi nga 140 në 132 lekë është prova më e fortë se në këto zgjedhje janë hedhur miliona Euro nga partia në pushtet për t’i blerë këto zgjedhje” tha ai.

Zogaj bëri përkufizimin e tij për zgjedhjet,  “Partia Socialiste doli e para, por nuk i ka fituar zgjedhjet”, tha Zogaj. Pas këtij shkaku Zogaj vuri gishtin në plagë në gabimet e Partisë Demokratike që siaps tij nisin që nga lista që për të kishte gabime në disa përjashtime apo edhe në ato emra që Zogaj i quan rinovim anonimesh sepse karriera politike nuk mund të improvizohet.

Ndërkohë Zogaj quan gabim edhe taktikën elektorale që bëri Partia Demokratike. “PD-ja i foli masës, PS-ja i foli individit duke ia kërkuar individualisht votën” du,ke përforuar edhe një herë se “PS ka organizim kalipar më të mirë se ne”. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: pd lulzim bashaprec zogaj
Pas

Atentat 47-vjeçarit në Lezhë, punonte si shofer në linjën Kalivaç-Lezhë. Mbetet i plagosur

Para

“Sjelljet dhe gjuha e përdorur nga kundërshtarët e Bashës tipike komuniste”, Zekthi bën ANALIZËN e dy rrymave në PD

Para
“Analiza e humbjes”, Zekthi: Një nga sëmundjet e komunizmit që nuk shqitet, PD-së nuk i shkon ky budallëk

"Sjelljet dhe gjuha e përdorur nga kundërshtarët e Bashës tipike komuniste", Zekthi bën ANALIZËN e dy rrymave në PD

Discussion about this post

 



Të Fundit

VIDEO/ Pamje nga tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

Përfshihet nga flakët kamionçina në aksin Levan-Vlorë, drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime

Tre zjarre masive vijojnë të djegin pyjet në Portugali, 1500 zjarrfikës në terren duke luftuar avancimin e flakëve

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Tiranë/ Vendosën eksploziv në lokalin tek rruga e Durrësit, kapet një prej të dyshuarve

Itali/ Kokainë me ‘frena dore’, manovrat e rrezikshme tradhtojnë 22-vjeçarin shqiptar

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Siguronte kanabis me qëllim shitjen në doza, arrestohet 31-vjeçari në Berat

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.