Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Nasto ka folur për situatën në të cilën ndodhet qyteti bregdetar dhe punën që po bëjnë ekip[et e kërkim-shpëtimit nën rrënojat e pallateve dhe godinave që janë shembur.
Ai tha se rezultojnë 4 pika të nxehta ku po bëhen kërkime ndërsa shtoi se dyshimet janë për 5 persona që ndodhen nën rrënoja.
Ekipet maqedonase dhe turke tha Nasto janë angazhuar me mjete të spacilaizuara për gjetjen e njerëzve që dyshohet se ndodhen nën rrënoja, ndërsa tha se njërëzit me probleme shëndetësore kryesisht do të zhvendosen nëpër hotelet që ndodhen në vijën bregdetare.
“Kërkimet vijojnë në 4 pika të nxehta, po ponojmë me forcat eksperte të disa shteteve. Në Kënetë dyshohet për 5 persona që ndodhen ende nën rrënoja. Aktualisht kemi ekipin turk që po punon në zonën e plazhit pranë hotel ‘Tropikal’ dhe ‘Mia Mare’ ku po punohet dhe mendohet të ketë njerëz nën rrënoja, njëkohësisht po punojnë edhe ekipet maqedonase.
Për tre studentet që u tha se ndodhen nën rrënoja nuk mund të jap asnjë konfirmim as përgënjeshtrim. Do të fillojë transportimi i personave me problem shëndetësore nëpër hotele në vijën bregdetare të Durrësit. Marrëdhënia e qeverisë me hotelet do të vijojë, ajo ka nisur që sot”, tha prefekti në një lidhje telefonike me Fax News.
https://www.facebook.com/faxweb1.al/videos/2784493071590268/
(F.GJ/FAXWEB.AL)